Nga Vendi

Zyrtare, pacientja nga Gostivari e dyshuar si e infektuar me Kovid 19, del negative

Zyrtare, pacientja nga Gostivari e dyshuar si e infektuar me Kovid 19, del negative

Rezultate e testit të qytetares nga Komuna e Vrapçishtit e cila dyshohej se mund të jetë prekur nga virusi korona, janë negative. Këtë e konfiroi edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Reparti Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, aty ku i është marr brisi për testimin. Ratko Naumovski, Udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar tha se rezultatet e pacentës së dytë janë pritur më shumë se një ditë e gjysëm. Aktualisht në Gostivar mbetet vetëm një qytetare e prekur nga Covid 19, e konstatuar nga java e kaluar.

“Momentalisht në repartin infektiv në Gostivar janë vendosur 2 pacientë prej të cilëve njëri rast siç dihet tashmë ka dalë pozitiv dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa pacientit tjetër i është marr bris nga fyti dhe hunda dhe jemi në pritje të rezultateve. Pacienti është në gjendje stabile, pa simptoma por gjithsesi duhet respektuar masa e izolimit apo vetëizolimit”.

Naumovski u shpreh se pos dy rasteve deri më tani nuk janë regjistruar raste të tjera me simptoma të Covid 19-tës.

“Gjendja momentalisht është e qetë, pacientë të tjerë nuk kemi pranuar. Ata që vinë me simptoma njëherë paraqiten tek reparti i shërbimit epidemiologjik pastaj vijnë tek ne. Nuk e di se në çfarë gjendje ka ardhur pacienti i ri në repartin tonë sepse unë nuk kam qenë kujdestar kur është paraqitur rasti i dytë. Ne i kemi të gjitha mjetet dhe preparatet e duhura për rastet me koronavirus, prandaj falemnderoj drejtorin për gatishmërinë e treguar që për një ditë ose për pak orë ka siguruar gjithçka që neve na del në ndihmë si ekip mjekësor”.

Drejtrori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi tha se qytetarja e konfirmuar me virusin korona është kthyer nga kurimi shtëpika sërish në Repartin Infektiv, pasi ka pasur ankesa nga banorët te ndërtesa ku jeton 45 vjeçarja.

45 vjeçarja ka gjendje tejet të mirë dhe të premten e kësaj jave do ti nënshtrohet edhe një testimi prej ku pritet të konstatohet shërimi i saj pas rreth dy javësh qendirmi në karantinë.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

komuna gv0

Zhbllokohet xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit

Televizioni Globi1 Prill, 2020
policia-3-750x430-1-750x430

Arrestohet një banor i Gostivarit dhe një i Tetovës, policia u gjenë heroinë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Pollog, mbrëmë askush nuk e ka shkelur orën policore

Televizioni Globi1 Prill, 2020
JTYPU;0

Ora policore, Prokuroria e Gostivarit ka sjellur aktakuzë për nëntë persona

Televizioni Globi1 Prill, 2020
vfdjhjhd0

Taravari viziton pikat kontrolluese të Policisë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
TSUU0

Borë në prill, zbardhet Gostivari

Televizioni Globi1 Prill, 2020
91929634_2590411601285949_5658318464121569280_n

Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Televizioni Globi31 Mars, 2020
p[[0

Për 24 orë 44 pacientë të prekur ng koronavirusi

Televizioni Globi31 Mars, 2020
sdgsae5yh0

Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Televizioni Globi31 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara