Nga Vendi

Zv/ministrja e MPB-së, Petrovska nga Gostivari: Fajin për mungesën e pasaportave e ka ministri teknik Çulev

Zv/ministrja e MPB-së, Petrovska nga Gostivari: Fajin për mungesën e pasaportave e ka ministri teknik Çulev

Zëvëndësministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska ka qendruar për vizitë në Stacionin Policor të Gostivarit. Ajo shoqërohej nga kryeshefi i SPB-Tetovë, Amir Dalipi, ndërsa në Gostivar u prit nga komandati Gazi Abdurahimi dhe kryeshefi i policisë së Gostivarit Basri Veseli. Pas takimit, zv.ministrja tha se është e kënaqur me punën e policisë së Pollogut, pasi shënojnë rezultate positive mbi kriminalitetin.
“Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me aktivitetet e zyrtarëve policorë që i ndërmarrin në terren e që janë në interes të qytetarëve. Kam marrë rezultate pozitive që duke falenderuar rolin e tyre preventive dhe masave të ndërmarra, krimi shënon ulje dhe nga ana tjetër shënon rritje veprimi për pastrim të veprimeve kriminale që kanë ndodhur në të kaluarën. Me këtë, qytetarët mund të jenë ndjehen të sigurtë në territorin e SPB-Tetovë, pasi policia në kohë po kryen punën e vet”.
Zv.ministrja plotësuese Petrovska nënvizoi më tej se kjo vizitë vjen edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
“Poashtu biseduam për organizmin e zgjedhjeve në prag të të cilave ndodhemi dhe realizmin e tyre. Tani për tani nuk ka indikacione për çfardo qoftë grupe kriminale që mund të veprojnë ose që mund ta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”.
E pyetur për mungesën e pasaportave, Petrovska e hodhi fajin te ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili tha ajo, është i paaftë në këtë drejtim dhe e ftoi publikisht të kërkojë ndihmën e saj dhe të shërbimeve për ta tejkaluar problemin.
“Ky problem vjen nga ministri teknik i cili ka qenë i njoftuar nga shërbimet që moti, por për fat të keq duket se ka qenë i ngarkuar me çështje tjera jo bazike dhe nuk i ka kushtuar këtij problemi mjaftueshëm kohë. Unë e ftoj që në vend të deklaratave ku konstaton probleme, të dalë para qytetarëve dhe të punësuarve me zgjidhje konkrete. Nëse nuk i di zgjidhjet, të punësuarit në ministri dhe unë i qendrojë në disponim që t’i gjejmë zgjidhjet bashkarisht, pasi qytetarët e RMV nuk mund të mbeten pa dokumente udhëtimi dhe ky problem duhet tejkaluar sa më parë”.
Në suaza të aktiviteteve të saja punuese, Petrovska ka vizituar edhe Sketorin për Punë të Brendshme Tetovë, si dhe njësitë e tjera organizative në kompetencë të këtij Sektori për punë të brendshme në Kamjan dhe Zherovjan. Ndryshe, që nga formimi i qeverisë teknike, Petrovska si kuadër i LSDM-së dhe ministri teknik Naqe Çulev nga radhët e VMRO-DPMNE-së, janë përplasur vazhdimisht edhe për emërimet që bëhen në MPB.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

1-3

Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
120082600_322842659010151_4487615259501977117_n

Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
atgaeyt0

Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
ypp[y0

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
gjobe0

Vijojnë aktivitetet për vendosjen të rendit dhe sigurisë më të madhe me parkimin në qytetin e Gostivarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
xhabir deralla0

Karvani i gjelbër i CIVIL-it me punëtori në Gostivar

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
foto0

Gostivari shënoi “Ditën botërore pa vetura”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
,llj;h;0

Gostivar, nesër ngre siparin festivali i teatrove “Othello”

Televizioni Globi21 Shtator, 2020
ca

Mbyllet aksioni solidar “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”

Televizioni Globi21 Shtator, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara