Nga Vendi

Vrapçisht, 94 persona në izolim shtëpiak

Vrapçisht, 94 persona në izolim shtëpiak

Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka raste të regjistruara me Koronavirus e as nuk është rritur numri i banorëve që janë kthyer nga vendet me rrezik. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani. Ai theksoi se numri i banorëve që janë në vetëizolim në Vrapçisht është 94.

“Nuk kemi numër në rritje të rasteve. Kemi diku 94 persona dhe aq ka ngelur numri. Banorët kanë një vetëdije të lartë dhe respektojnë në përpikmëri vendimet e qeverisë. E ndjej obligim ti përshëndes për vetëdijen e lartë dhe mirëkuptimin që kanë treguar në këtë kohë pandemie”.

Shabani deklaroi se Shtabi lokal i emergjencave pranë Komunës së Vrapçishtit është në gatishmëri të banorëve për çdo nevojë 24 orë.

“Për çdo nevojë që kanë banorët, le ti drejtohen shtabit komunal i cili është në gatishmëri të çdo banori. Ne jemi 24 orë në shërbim të tyre për të u’a siguruar gjërat për të cilat kanë nevojë”.

Këto deklarata Kryetari i Komunës së Vrapçishtit i bëri gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës që u mbajt sot në Komunën e Gostivarit, pjesë e së cilës është edhe ai.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara