Nga Vendi

Virusi Korona, në izolim shtëpiak ka edhe qytetarë nga Gostivari

Virusi Korona, në izolim shtëpiak ka edhe qytetarë nga Gostivari

Në Gostivar mendohet se për shkak të virusit korona në izolim shtëpiak ndodhen me dhjetëra persona.

Me njërin prej tyre i cili ka udhëtuar nga Italia, Tv Globi gjatë ditës së sotme ka vendosur kontakt. Në një bisedë telefonike ai konfirmon se ndodhet në izolim në shtëpinë e tij nga dita e diel. Ka kryer edhe testin mbi virusin e ri, ndërsa rezultatet i kanë dalë negative.

Familja e tij është larguar nga shtëpia dhe pasi ndodhet i vetëm, atij i kanë përfunduar edhe ushqimet dhe gjësendet e tjera të nevojshme të përditshmërisë. Ai apelon institucionet kompetente t’i dalin në ndihmë, pasi të njejtit edhe i ka kontaktuar dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Personi i izoluar thotë se ndjehet mirë me shëndet, nuk ka asnjë nga shenjat e virusit korona e as temperaturë të lartë trupore.

Në izlolim ndodhet që para dhjetë ditësh, ndërsa tre ditë ndodhet në izolim në shtëpinë e tij. Masa e izolimit i përfundon pas dy ditësh.

Siç meson Tv Globi, Kryqi i Kuq i Gostivarit pasditën e sotme i ka dërguar pesonit në fjalë ushqim dhe gjësende tjera të nevojshme. Ndryshe, për shkak të mos përhapjes së panikut, identiteti i tij nuk zbulohet edhe pse i njejti ka rezultuar negativ nga virusi korona.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

1`0

“Rusino”, eko-aktivistët e lëshuan trarin, nuk lejojnë as kamionët nga Gostivari të transportojnë mbeturina

Televizioni Globi2 Gusht, 2020
foto10

Nisi therja e kurbanëve të Muftinisë së Gostivarit

Televizioni Globi1 Gusht, 2020
rusino0

Gostivar, vend i veçantë në “Rusino” për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve

Televizioni Globi31 Korrik, 2020
71542458_1272555079593484_1929672469006778368_n

Mesazh-urimi i kryetarit Arben Taravari për festën e Kurban Bajramit

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
SINAN0

Kurban Bajrami, Çajla i gëzon sërish çajlasit

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
RH0

Kurban Bajrami, O.H “Dora e rinisë” realizon aksionin e rradhës

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
tregu0

Inpsketoriati i AUV dhe policia nuk i lejojnë blegtorët e Gostivarit të shesin kurbana

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
pji[o0

Kurban Bajrami,mesazh i u. d. Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
jusuf0

Namazi i sabahut do të falet në shtëpi, Bajrami në xhami

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara