Nga Vendi

Virusi Korona, dy familje dhe një person kanë kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq i Gostivarit

Virusi Korona, dy familje dhe një person kanë kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq i Gostivarit

Dy familje nga një fshat dhe një person nga brendia e Gostivarit, ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të virusit Korona.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e Kryqit të Kuq, për t’i furnizuar me ushqime. Merita Alili – Sekretare e Kryqit të Kuq në Gostivar, sqaron se kërkesa nuk ka ardhur nëpër rrugë institucionale, por nga vetë personat që ndodhen në izolim shtëpiak.

Pas rekomandimit për ndërprerje të çdo aktiviteti publik, edhe Kryqi i Kuq i Gostivarit nga dita e sotme ka ndërprerë aktivitete e parapara, mesin e tyre edhe ligjeratat për ndihmën e parë për kandidatët për leje për vozitje.

Sekretarja Alili thotë se ky vendim nuk duhet të krijojë panikë te popullata, pasi bëhet fjalë vetëm për një masë preventive.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut në dy javët e ardhshme ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara. Ata do të organizohen vetëm pas heqjes së ndalesës për organizmime publike, me datë 24 mars.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

komuna gv0

Zhbllokohet xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit

Televizioni Globi1 Prill, 2020
policia-3-750x430-1-750x430

Arrestohet një banor i Gostivarit dhe një i Tetovës, policia u gjenë heroinë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Pollog, mbrëmë askush nuk e ka shkelur orën policore

Televizioni Globi1 Prill, 2020
JTYPU;0

Ora policore, Prokuroria e Gostivarit ka sjellur aktakuzë për nëntë persona

Televizioni Globi1 Prill, 2020
vfdjhjhd0

Taravari viziton pikat kontrolluese të Policisë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
TSUU0

Borë në prill, zbardhet Gostivari

Televizioni Globi1 Prill, 2020
91929634_2590411601285949_5658318464121569280_n

Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Televizioni Globi31 Mars, 2020
p[[0

Për 24 orë 44 pacientë të prekur ng koronavirusi

Televizioni Globi31 Mars, 2020
sdgsae5yh0

Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Televizioni Globi31 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara