Nga Maqedonia

Vështrim nga një këndvështrim tjetër për “Koronavirusin”

Vështrim nga një këndvështrim tjetër për “Koronavirusin”

Në këto ditë të rënda që kalon njerëzimi,po zhvillohet një betejë në sytë e të gjithëve,midis Covid-19 dhe sigurisë globale. Ku në front të parë përballë armikut janë mjekët si ushtar pa municionin e nevojshëm për të fituar këtë luftë.

Një ballafaqim mes teknologjisë mjekësore dhe pandemisë e cila ka një kanosje çfarosëse sidomos ndaj moshës së tretë.Mungesa e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit,u ka lënë vend shumë dyshimeve dhe teorive konspirative.

Mes të cilave se virusi është përhapur nga laboratorët kinez,se pas këtij akti qëndron interesi ekonomik amerikan,ndërkoh që nuk përjashtohet Rusia për faktin se është ndër fuqit e vetme që nuk është prekur popullata e saj nga koronavirusi,etj.

Në gjithë këtë histori një e vërtet egziston dhe ajo është se siguria e superfuqive globale ka humbur luftën,nga një akt i mundshëm që mund ti vij nesër njerëzimit,pra nga ai i BIOTERRORIZMIT.

E vërtet, e cila hedhë poshtë të gjitha ato investime në armët bërthamore, nukleare,të sistemit antiraketor e antibërthamorë dhe të ngjashëme investime galopante. Ku politikat e vendeve të fuqishëme të këtij globi,do detyrohen që të zëvendësojn kursin e investimeve të tyre,duke i dhënë prioritet fuqizimit të shkencave mjekësore,patur si objektiv parandalimin e një sulmi të mundshëm bioterroristë.

Sot jemi dëshmitar okular,se të gjithë sytë i kemi drejtuar te përkushtimi,sakrifica e heroizmi mjekëve,përfshij edhe dështakët e politikbërjes botërore,të cilët si prioritet shekullor në investimet e tyre duhet të shpallin bioshkencat.

Pra ky moment pritet të ndryshojë botëkuptimin politik e bashkë me të edhe botën.

Vitin e kaluar furtunat e zjarrit dogjën mushkëritë e Tokës në pyjet e Amazonës,si pasojë e ngrohjes globale akullnajat po treten,e si rrjedhojë e saj kemi erozion të tokës që shoqërohet me më shumë tërmete,përmbytje e cuname. Pra nëse sot nuk investohet pë të patur një ekosistem të shëndetshëm, padyshim se të gjithë duhet të ndjejm pasiguri për të nesmërmen.

Këshu themelet e filozofisë të dominimit ushtarak njëra mbi superfuqinë tjetër mesa duket po shemben.Këtë më së miri e dëshmon edhe situata e krijuar përballë të së cilës të gjithë ndjehen të pafuqishëm për të luftuar këtë virus nëse do të ishte i karakterit bioterrorist.

Përfshijë edhe zbarkimin e forcave amerikane në kontinentin tonë ku do të zhvillohet një stërvitje shumëkombëshe nga 40.000 forca të armatosura e quajtur “DEFENDER-Europa 20”më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.

Pra,kjo kohë po vendos në test eksperiencën njerëzore të fituar nga antikiteti deri sot,nëse ky moment do të vlej për vendet e fuqishëme si një busullë orientuese dhe një pikënisje për gjetjen e një kodi të ri të sigurisë universale,nga ku njerëzimi të ketë një rend të ri botëror,bazuar në teoremën e ekulibrit mbi të cilën formulë egziston vetë globi dhe gjithësia në të cilën jetojmë.

Apo egoizmi,se cili do ngjitet më lart për të dominuar mbi tjetërin do të orientojë vendet e fuqishëme drejt betejave të radhës që mund të jenë katastrofale në botën të cilës i përkasim të gjithë.

Bekim Adili-gazetar!

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

Venko-Filipce

18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

Televizioni Globi29 Mars, 2020
cnjegnjagerh-181916-890x395

Të shtunën dhe të dielën ora policore nga ora 16

Televizioni Globi25 Mars, 2020
korona-virus-7-960x540

29 raste të reja me koronavirus në RMV, numri shkon në 177

Televizioni Globi25 Mars, 2020
venko0

Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Shpani-a-Protokol-Ste-t-department

Ambasadori spanjoll e dorëzoi në Stejt Departament ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Televizioni Globi20 Mars, 2020
thumbnail_Foto (3)

Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi18 Mars, 2020
upatstvo-za-koronavirus

SHGM dhe KEMM përgatitën udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin

Televizioni Globi18 Mars, 2020
Venkoo

Filipçe: 26 pacientë të infektuar me koronavirus, 17 janë në Shkup, 9 në dibër

Televizioni Globi17 Mars, 2020
moti0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi17 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara