Nga Bota

Turqi, ankth para zgjedhjeve

Turqi, ankth para zgjedhjeve

Frika, pasiguria, korrupsioni e manipulimet bëjnë që përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Turqi të mbizotërojë një klimë tensioni e mosbesimi. Gjatë gjithë kohës, thonë aktivistë vendas, nuk flitet veçse për mashtrimet elektorale apo për kuti votimi që zhduken.

Kjo është arsyeja që ka shtyrë 7.000 persona të bëjnë përpara si vëzhgues vullnetarë të procesit zgjedhor me kujdesin që pas tre ditësh të mos arrijnë të bëhen manipulime. Partia në pushtet, AKP-ja e Rexhep Tajip Erdoganit, humbi për të parën herë shumicën parlamentare në qershor e sot Turqia është më e përçarë se kurrë.

Thuajse çdo ditë ka paralajmërime për akte terrori, ndërsa gazetarët kritikë dhe kundërshtarët në opozitë kërcënohen e ndonjëherë, burgosen. Përpara pak javësh, simpatizantët e AKP-së mësynë zyrat e gazetës “Hurriyet”, pas botimit të një artikulli të mbushur, sipas tyre, me shpifje e gënjeshtra për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Disa ditë më vonë, edhe një nga analistët e të përditshmes u sulmua brutalisht para shtëpisë së tij. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, ndaj lirisë së shtypit në Turqi janë ndërmarrë disa veprime tronditëse. Raportet në media tregojnë se në vend ka rreth 20 gazetarë të burgosur. Nga ana tjetër, tek njerëzit ka rënë besimi se zgjedhjet mund të jenë të rregullta e të lira. Në vitin 2007, një bindje të tillë e ndanin 70% e turqve; sot janë më pak se 50%.

Një prej ngjarjeve që ushqen mosbesimin e votuesve është ajo e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, kur gjatë numërimit të votave në pjesë të ndryshme të Turqisë, energjia elektrike u ndërpre për disa orë. Qeveria ia vuri fajin një maceje për të cilën tha se ishte ngjitur në një shtyllë shpërndarjeje të një termocentrali. Që atëherë, fjala mace tek opozitarët ka marrë kuptimin e “manipulimit të zgjedhjeve”.

Comments
Nga Bota

Më shumë Nga Bota

2197

“The Guardian” denoncon “Shkupi–2014”: U bë për të sfiduar kulturën e huaj

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446286526lavrov

Lindja e Mesme, Lavrov paralajmëron rrezikun e përballjes mes fuqive të mëdha

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
AK Party supporters during a campaign rally in Istanbul on March 23, 2014. The AKP, Prime Minister Erdogan's Justice and Development Party organized the rally ahead of next week's municipal elections. PHOTO BY JODI HILTON

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Turqi

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446228014egjeu

Mbi 30 fëmijë të vdekur në Egje në dy ditët orët e fundit

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446241574harta

Kërcënimi rus, Suedia dhe Finlanda bashkojnë forcat ushtarake

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446256295shperthimi0

Rumani, 27 të vdekur nga një shpërthim në një klub nate në Bukuresht

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446278365avionirus

Egjipt, rrëzohet avioni rus me mbi 200 pasagjerë

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Shembet-nj---nd--rtes---n---Kin---480x320

Shembet një ndërtesë në Kinë, 17 të vdekur dhe 23 të plagosur

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446146093vuc-put

Rusi-Serbi, finalizohet marrëveshja ushtarake

Televizioni Globi30 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara