Nga Rajoni

Thaçi: Sa më shumë gaz e dhunë në Kuvend më e zbehtë përkrahja për UNESCO

Thaçi: Sa më shumë gaz e dhunë në Kuvend më e zbehtë përkrahja për UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive.

“Është me rëndësi që do të kemi ratifikimin e MSA-së javën tjetër, dhe do të vazhdojmë me përkushtime të tjera gjatë ditëve në vijim. Më lejoni të bëjë një ftesë për opozitën kosovare. Dua të theksoj se sa më tepër gaz lotsjellës që ka në Kuvendin e Kosovës dhe dhunë, aq më e zbehtë do të jetë edhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës nga partnerët tanë në UNESCO”, ka deklaruar Thaçi.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i anëtarësimit të shtetit të Kosovës në UNESCO është në rrugë të mbarë.

Ai ka bërë me dije se janë në kontakte edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në UNESCO. “Jemi në një proces pozitiv, me një angazhim maksimal të të gjithë potencialit tonë shtetëror, me kontakte të vazhdueshme me të gjithë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe me vendet që ende janë në proces të njohjes. Natyrisht se kemi kontaktuar edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që të kemi një mbështetje sa më të gjerë për anëtarësimin e vendit tonë në UNESCO. I gjithë ky përkushtim është për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, si vlerë, standard, por edhe si pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe për kultivimin dhe afirmimin e edukimit, arsimit, shkencës dhe gjithë segmentit që ndërlidhet me kornizat e veprimit të UNESCO-s”, ka thënë Thaçi dje në mbledhjen e qeverisë, raporton “Epoka e re”.

Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu, tha se në të njëjtën kohë po ballafaqohen me një fushatë tepër arrogante dhe agresive, dhe të padrejtë të shtetit të Serbisë, ku janë bashkuar shtet, kishë dhe akademi e shkencave. “Vlerësojmë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është i drejtuar kundër askujt, nuk është i drejtuar as kundër Serbisë. Përkundrazi, ne vlerësojmë se do të ishte edhe në të mirën e fqinjëve tanë, por mbi të gjitha është në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike”, është shprehur Thaçi.

Comments
Nga Rajoni

Më shumë Nga Rajoni

Haradinaj

Haradinaj i ashpër me sigurimin e parlamentit, hyn me forcë në Kuvend (VIDEO)

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
8DC8163F8FD9F7962DB168955E83E191

Tërmet në Bulqizë, dridhet dhe Dibra (FOTO)

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446201289mbledhja-qeveria-msa

Kosovë, qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e MSA-së

Televizioni Globi30 Tetor, 2015
1446208742anijasirianegreiq

Tjetër dramë me refugjatë në Egje, Tsipras sulmon BE-në: Po derdh lotë krokodili

Televizioni Globi30 Tetor, 2015
A76CC174F7CBD8CFA21AA9C8F7BC50F4

Operacioni antidorgë, Korçë, sekuestrohen 700 kg kanabis, 2 automatikë e 1 pushkë, pranga poseduesit

Televizioni Globi29 Tetor, 2015
1446115547opo

Fischer në Parlamentin e Kosovës, opozita shpalos parullat

Televizioni Globi29 Tetor, 2015
218815

Presidenti i Austrisë fillon vizitën dy ditore në Kosovë

Televizioni Globi28 Tetor, 2015
Kosova-n---UNESCO-480x267

Serbia me skenar për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Televizioni Globi28 Tetor, 2015
1445692242qeveriamustafa

Qeveria e Kosovës dënon dhunën: Opozita të kthehet në Kuvend

Televizioni Globi24 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara