Nga Vendi

Të premten do të bëhet dezinsektimi i parë nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit

Të premten do të bëhet dezinsektimi i parë nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit

Komuna e Gostivarit dezinsektimin e parë nga toka për zhdukjen e mushkojave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, do ta bën të premten e kësaj jave. Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 24:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike. Kompani për realizimin e dezinsektimit është përzgjedhur, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravri, sipas të cilit procdura e dezinsektimit në Gostivar zhvillohen nga dy herë brenda një viti.

Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike. Për dezinsektim do të përdorët Aurodil i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim. Luten kultivuesit e bletëve që të marrin masat e duhura mbrojtëse, që do të thotë të strehojnë bletët në kutitë e tyre, të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për mbajtjen e bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit. Dezinsektimin do ta kryejë “PLANT MEDIKA” nga Kumanova, kurse ky proces Komunës së Gostivarit i kushton rreth 354 mijë denarëve së bashku me TVSH-në.

Lokacionet në të cilat do të bëhet dezinsektimi nga toka janë me sa vijon:

Rr. “Zhivko Brajkoski” – Parku i i qytetit nga ana e majtë e lumit Vardar, rr. “M.Ç Filiposki” – Parku i qytetit nga ana e djathtë e lumit Vardar, Spitali i qytetit, rr. “JNA” deri te udhëkryqi i Zdunjës, shtrati i lumit Vardar në atarin e fshatit Raven, kanali prej udhëkryqit të Zdunjës – Zona e VI – Maleardi – rr. Boris Kidriç – rr.Beliçica deri në lagjen Fazaneria-vendbanimi Banjicë – bulevari i Vëllezërit Gjinoski, përmes Sheshit të qytetit deri në dalje të qytetit kah fshati Çajlë e deri tek lumi Jahorkë në fshatin Forinë .

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara