Nga Vendi

Taravari sërish kërkon hapjen e kafeterive, Inspektoriati i tregut: Ato do të hapen kur të ketë vendim qeveritar

Taravari sërish kërkon hapjen e kafeterive, Inspektoriati i tregut: Ato do të hapen kur të ketë vendim qeveritar

Ende nuk dihet se kur do të mund të hapen kafateritë në Gostivar. Për kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari qeveria ka dhënë leje që të hapen kafenetë dhe restorantet në Gostivar që nga dita e enjte e javës së kaluar, përgjigje e cila nuk ka ardhur me shkrim. Por, nuk mendon kështu inspektoriati shtetëror i tregut. Sipas tyre, ato mund të hapen vetëm kur qeveria vendimin e saj ta ketë publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas mbledhjes së sotme të shtabit të emergjencave, ka kërkuar nga shtabi qendror edhe një herë të lejohet sa më parë rihapja e kafeterive dhe të njejtat të punojnë me sistemin merre dhe shko.

Nga Inspektoriati janë të mendimit se kafateritë do të mund të rihapen javën që vjen.

“Akoma në fuqi është vendimi qeveritar, dhe vendimi qendron si i tillë. Vendim të ri për hapje të kafeneve nuk ka. Për ne meritore do jetë vetëm kur ajo të publikohet bë Gazetën Zyrtare. Nuk mund të them me siguri se kur do të bëhet publikimi, por sipas asaj siç thuhet në media dhe kur ata na njoftojnë, duhet nga fillimi i javës që vjen”.

Nga hyrja në fuqi e ndalesës për punë, inspektoriati në Gostivar ka mbyllur 32 objekte hotelerike.

“Çdo ditë inspektorët kryejnë kontrolle, ka pasur dy paralajmërime për dy objekte hotelerike ku është konstatuar se nuk u përmbahen higjienës personale e që vlente deri me 30 prill sipas Dekretit qeveritar. Gjatë periudhës së fundit 10 deri 12 ditë kemi mbyllur vetëm një objekt hotelerik. Nga fillimi i kufizimeve janë 32 objekte të mbyllura”.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar edhe ora policore të shkurtohet.

Ndryshe, sektori i hotelierisë dhe turizmit ishte ndër të parët që u urdhërua të mbyllet me dekret të Qeverisë, si një nga masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Edhe nëse happen javës që vjen, ata do të duhet të duhet të punojnë me protokolle të reja duke punuar fillimisht vetëm me terracat e tyre dhe mbajtje të distancës.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

php0

Sezoni i ngrohjes rrit rreziqet për zjarre, Bajrami: Mos neglizhohet pastrimi i oxhaqeve

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
130048324_424555295587560_3535623805611207538_o

Zvicra vendos në listë të kuqe Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
jiui80

Gostivar, karotreci bart 8 automjete të keqparkuara

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
129055722_2788742188004513_3146146668342881344_n

Gostivarit i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
auto_auto-facebook-illustration1508007776_1537515471-79438261537524001

Shantazhon të dashurën për para

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
100-euro

I riu nga Gostivari dyshohet se mbushi karburant me para të falsifikuara

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
jrji0

Dyshohet se kishte vjedhur në fshat, arrestohet 48 vjeçari nga Reçani

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
HKUI;O0

Reagim ndaj akuzave të pabaza të BDI – Dega në Gostivar, në lidhje me qentë endacak dhe deponinë Rusino

Televizioni Globi2 Dhjetor, 2020
thumbnail_Press Konferencë - BDI, Gostivar 02.12.2020 (5)

Xhaferi: Situata me qentë endacak në Gostivar është alarmante

Televizioni Globi2 Dhjetor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara