Nga Maqedonia

Strasburgu urdhëron Maqedoninë: Mos e devijo Radikën

Strasburgu urdhëron Maqedoninë: Mos e devijo Radikën

Merr fund odisea e devijimit të lumit Radika për të furnizuar me ujë një hidrocentral të planifikuar për t’u ndërtuar nga qeveria maqedonase në zonën e Mavrovës.

Pas debateve të shumta nga shqiptarët e Dibrës së Madhe, protestave në Shqipëri, por edhe të ekologjistëve në Maqedoni, Komitetit i Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, pas inspektimit të projektit në terren, kanë urdhëruar qeverinë maqedonase, të ndërpresë menjëherë implementimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit.

Top Channel ka siguruar një kopje të draft-rekomandimit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Europës, i cili do të paraqitet për miratim në seancën që pritet të mbahet në datat 1 deri 4 dhjetor, .

“Duke marrë parasysh të gjitha specifikat e Parkut Kombëtar të Mavrovës, i cili është një nga zonat me biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyral i një numri të madh species të mbrojtura; duke marrë parasysh faktin se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është në një proces afrimi me BE-në dhe direktivat e Bashkimit Europian janë shumë të rëndësishme ndikimeve që këto projekte mund të kenë në rrjedhën natyrale të lumenjve; duke marrë parasysh faktin se Parku Kombëtar i Mavrovës dhe territoret përreth janë zona kryesore të riprodhimit të “rrëqebullit Ballkanik”, një specie në rrezik zhdukje, ne i rekomandojmë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë: përdorimin e metodave parandaluese dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës”.

Me këtë argumentim, Këshilli i Europës fton Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore që të përdorin mënyra më të kujdesshme dhe të marrin parasysh, pezullimin e financimeve të projekteve të hidrocentraleve në Maqedoni, në përputhje me rekomandimet e bëra.

Devijim i Radikës u kthye në një çështje të nxehtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur u bë publik dhe projekti i Shkupit zyrtar për ndërtimin e një hidrocentrali, i cili do të përdorte ujin e lumit, i cili do të devijohej në Vardar për të përfunduar më pas në zonën e Mavrovës ku dhe ishte planifikuar ndërtimi i hidrocentralit.

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

20150925_125211

Në njëzet e katër orët e fundit mbi 5.000 refugjat u futën në Maqedoni

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
13601156795_59c1abe69b_b

Ministria e Financave demanton LSDM-në: Borxhi publik është i publikuar

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
untitled21-480x489

Deputetët harxhojnë mbi 200 paga mesatare për udhëtime jashtë vendit!

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C5D696BDADD0270B3F0C25918C0EA6D7

LSDM: Stavreski po e fshehë borxhin publik

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Piter-van-Hojte-480x360

Van Hojte do të udhëtojë në Bruksel për konsultime shtesë

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C6FB2F14146EA5048E7C15EAECAFA4CA

Një tetovar ka rrahur një polic dhe ka ikur

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
mjek--t-sh--ndet--si-mjek---480x267

Mjekimi në spitalet shtetërore të Maqedonisë është “ruletë ruse”

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Cenej 27.07.2002
FOTO:N.Stojanovic

Blegtoria shpaguhet më shumë se bujqësia

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446222057sonja

Maqedoni, shpërngulja e qytetarëve ne nivele alarmante

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara