Nga Vendi

Shkarkimi i drejtorëve, kryetari Taravari: Nuk ka vendim gjyqësor për ta implementuar

Shkarkimi i drejtorëve, kryetari Taravari: Nuk ka vendim gjyqësor për ta implementuar

BDI-ja dhe ministri i tyre i MASH tentojnë për së treti herë t’ia marrin Komunës së Gostivarit kompetencat në arsim në prag të shpalljeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas akuzave të drejtorëve të shkarkuar të shkollave të Gostivarit, se ai i ka shkarkuar duke shkelur procedurat ligjore. Kjo dëshmon, tha ai, se BDI është në panikë nga humbja që e prêt.
“Tash janë zgjedhjet dhe e dini se për dy ditë duhet të shpërndahet Parlamenti. Në prag të zgjedhjeve BDI tenton për së treti herë t’i merr kompetencat Komunës së Gostivarit në arsim. BDI-ja është në panikë të hatashme sidomos në Gostivar, sepse në bazë të anketave që i kemi ne nga zyrta e tyre, raporti është më shumë se dy me nj ASH ndaj BDI-së. Dy herë i morën kompetencat, tash mundohen për së treti herë, por unë nuk besojë se do ta marrin guximin sepse Inspektorati kur ankimohet BDI, dhe prej kur ne i kemi ndërru drejtorët, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, na vijnë nga tre-katër inspectorate të ndryshme të cilat i dërgon BDI dhe LSDM. Mundohen me çdo kusht dhe mundësi të pengojnë funksionimin e shkollave, dhe e gjithë kjo ka vetëm një arsye, pasi sipas tyre vetëm BDI dine të udhëheq me komunën e Gostivarit. Ne dëshmuam për pesë-gjashtë muaj se si punohet. Aq sa I kishim kompetencat bëmë shumë punë. Rregulluam kulmin e shkollës fillore “Goce Dellçev” me mjetet tona dhe me ndihmën e UNDP-së. Rregullojmë kabinete në Gjimnaz, rregulluam toalete të shumë shkollave, kemi investuar në banka dhe karrige. Kemi bërë investime të plota për vetëm pesë-gjashtë muaj, aq sa i kemi kompetencat në arsim”, deklraoi kryetari Taravari.
Duke u përgjigjur rreth vendimeve të institucioneve kompetente rreth emërimeve dhe shkarkimeve të drejtorëve, kryetari Taravari tha se vendim gjyqësor të shkallës së dytë nuk ka dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka qenë në favor të Komunës së Gostivarit.
“Ai zotëriu me profesion mundës që sot lexonte atë që ja kishin shkruar në shtabin e partisë, një herë nuk din mirë të lexone, e dyta nuk di ti shtjellone dhe tregone temat siç duhet. Pra, Gjykata e Lartë Administrative nuk ka sjellë vendim pro ministrit të arsimit, por ja ka pranuar ankesën që e ka bë ministri. Vendimin e sjellë Gjykata e Shkallës së Parë. Gjykata Administrative e shkallës së parë ka sjellë vendim se ministri s’ka të drejtë t’ia merr kompetencat komunës së Gostivarit. Ky tani është ankuar në shkallën e dytë dhe shkalla e dytë ka thënë dërgoeni lëndën në shkallën e parë. Përsëri për arsye të panjohura, nëse e merrni vendimin ta lexoni është shumë e pa kuptimtë. Gjykata e Lartë Administrative është Suhbi Jakupi – ushtari partiak i BDI-së që e kthen në shkallë të parë. Vendim gjykate që ne duhet ta implementojmë, nuk ka”, tha më the kryetari Taravari.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari mohoi edhe akuzat se në shkollat e Gostivarit nuk mbahet mësim i rregullt pas ndërimit të drejtorëve. Tha se në këtë periudh ka më shumë diciplinë se në çdo periudhë tjetër kohore në shkolla, ndërsa ftoi çdo person që ka dëshmi për mos-mbajtje të mësimit, të njetat t’i denoncojë.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

87857354_2558514897808953_5728796635476000768_o

O. K Kryqi i Kuq – Gostivar dhe SH. M “Sharri” organizojnë aksion për dhurimin e gjakut

Televizioni Globi25 Shkurt, 2020
30

Tre muajt e mirë nisin sonte, si t’i shfrytëzojmë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
20

K.F “Gostivari” nis gjysëm sezonin me pretendime për në Ligën e parë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
foto 20

Ndezja e mbeturinave nëpër ara, deri tetë vite burg nëse shkaktohet zjarr

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
87432273_530203290948726_8567958837779234816_o

Forumi Rinor i ASH-së zgjedh kryesinë e re në Gostivar

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
87495401_201020154589496_6344310756602806272_n

Drejtuesit e SP – Çegran në takime informuese me drejtuesit e bashkësive lokale Çegran, Forinë dhe Çajlë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
thumbnail_BDI - Gostivar, Këshillat Vendore dhanë propozime, lista i dërgohet liderit Ahmeti (7)

BDI – Gostivar, Këshillat Vendore dhanë propozime, lista i dërgohet liderit Ahmeti

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
thumbnail_BDI Gostivar mbledh Këshillat Vendore për nominimin e kandidatëve për deputetë (3)

BDI – Gostivar mbledh Këshillat Vendore për nominimin e kandidatëve për deputetë

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
4440

Muftinia e Gostivarit analizon punën e saj një vjeçare, në mbledhjen e Muftinisë së Gostivarit i pranishëm edhe kreu i BFI të RMV – së, Sulejman Rexhepi

Televizioni Globi21 Shkurt, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara