Nga Vendi

SHGM publikoi “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet”

SHGM publikoi “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet”

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka përgatitur një “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që do t’i ndihmonte qytetarët të vendosin se si të votojnë.

Publikimi është i ndarë në katër pjesë, të cilat përveç standardeve etike, i referohen edhe parimeve etike për zbatimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë, standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe rregullat kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Si autorë paraqiten: Dr. Marina Tuneva në pjesën që i referohet standardeve etike dhe rolit dhe rëndësisë së mediave gjatë zgjedhjeve, pastaj Mlladen Çadikovski, në pjesën për parimet etike për realizimin e një debati televiziv të drejtë dhe të ekuilibruar me kundërshtarët politikë.

Përveç parimeve etike në një pjesë të veçantë M-r. Naser Bislimi është përpunoi tema që lidhen me standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe M-r. Emilija Janevska shtjellon temën e rregullave kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Redaktori i botimit është Dragan Sekullovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, i cili në fund të publikimit ka dhënë rekomandime nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kontekstin e ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor.

Ky publikim ishte i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Përmbajtja e këtij botimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionet e USAID ose Qeverisë së ShBA-së, IFES ose ODIHR.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara