Nga Maqedonia

SHGM dhe KEMM përgatitën udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin

SHGM dhe KEMM përgatitën udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), në interes të informimit më të mirë të publikut dhe gazetarëve dhe punonjësve mediatik të sigurt gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme profesionale, përgatitën doracak me titull: “Udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin (COVID-19)”.

Doracaku, në pjesën e parë, ofron udhëzime mbi raportimin etik, profesional dhe të përgjegjshëm për koronavirusin në kushte të pandemisë globale. Për këtë qëllim, janë siguruar rekomandime për përdorimin e burimeve relevante të informimit, rekomandime për të shmangur sensacionalizmin, përdorimin e fjalorit përkatës, përdorimi i kujdesshëm i vizualizimit etj.

Pjesa e dytë është një lloj protokolli për mbrojtje dhe vetë-mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë pandemisë së KOVID-19 (koronavirusit). Në këtë pjesë flitet për masat standarde të kujdesit, por gjithashtu ofrohen edhe rekomandime për raportimin e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në terren, si dhe udhëzime për punën brenda redaksive dhe paraqitjet e mysafirëve në emisionet televizive.

Autorë të këtij doracaku janë Drejtorja Ekzekutive e Këshillit për Etikë në Mediat në Maqedoni, d-r Marina Tuneva dhe Ognen Janeski, gazetar dhe alumni-hulumtues në Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Informim Publik.

Ky doracak është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe ndërsa së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën angleze.

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

Venko-Filipce

18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

Televizioni Globi29 Mars, 2020
cnjegnjagerh-181916-890x395

Të shtunën dhe të dielën ora policore nga ora 16

Televizioni Globi25 Mars, 2020
korona-virus-7-960x540

29 raste të reja me koronavirus në RMV, numri shkon në 177

Televizioni Globi25 Mars, 2020
venko0

Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Shpani-a-Protokol-Ste-t-department

Ambasadori spanjoll e dorëzoi në Stejt Departament ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Televizioni Globi20 Mars, 2020
thumbnail_Foto (3)

Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi18 Mars, 2020
IMG-20200316-WA0004

Vështrim nga një këndvështrim tjetër për “Koronavirusin”

Televizioni Globi17 Mars, 2020
Venkoo

Filipçe: 26 pacientë të infektuar me koronavirus, 17 janë në Shkup, 9 në dibër

Televizioni Globi17 Mars, 2020
moti0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi17 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara