Nga Vendi

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Hafiz Shaqir Ef. Fetahu zyrtarisht ka marrë postin e Reisit. Ushtruesi i detyrës Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij të parë publik tha se do të luajë rolin e bartësit të paqes, prosperitetit, unitetit dhe solidaritetit në mënyrë dinjitoze në vendin tonë. Fetahu theksoi se të jesh udhëheqës i Bashkësisë Fetare Islame në vend është përgjegjësi e madhe, prandaj do ta kryej me përkushtim dhe ndershmëri detyrën.

“Ndjehem i nderuar që sot flas si Ushtrues detyre-Reisul Ulema i RMV-së, post ky që më është dhënë amanet që ta mbajë me plot përgjegjësi. Detyra e Kryetarit të Bashkësisë Fetare është një përgjegjësi e nderuar dhe shpirtërore. Bashkësia Fetare Islame e RMV’së, është organizatë e vetme e cila organizon jetën fetare të muslimanëve në vend dhe jashtë, BFI veprimtarinë e vet e mbështet në Kur’an, Sunnet, në Kushtetutën e saj, në aktet normative që dalin nga e njëjta si dhe Ligjin për pozitën juridike të bashkësisë fetare dhe grupit religjioz të Maqedonisë. BFI është e pavarur në organizimin e jetës fetare, në edukimin dhe arsimimin fetar, në vakëfet, veprimtarinë administrativo financiare si dhe në veprimtaritë tjera që dalin nga Kushtetuta e saj. Të nderuar besimtarë! Ky institucion është ngritur nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për të artikuluar zërin e besimtarit musliman. Që nga fillii e deri më sot ka qenë promovues i edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, i besës, mikpritjes, bujarisë, harmonisë dhe bashkëjetesës etnike dhe fetare në vend. Fryma e besimit i mëson njeriut që të jetë respektues me të tjerët, pranues i të ndryshmes, dhe të jetë bashkëpunues me qëllimin e përbashkët për zhvillimin e shoqërisë, emancipimin, integrimin dhe edukimin e saj”.

Fetahu paralajmëroi reforma në këtë institucion, dhe shtoi se Bashkësia Fetare Islame në RMV, në aktivitetin e saj institucional ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.

“Bashkësia Fetare Islame në RMV, në aktivitetin e saj institucional ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri që do të jetë një faktor i rëndësishëm për stabilizimin dhe zhvillimin e Bashkësisë Fetare Islame, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit social, edukativ dhe moral të këtij nënqielli. Kultura institucionale është një nga asetet më të rëndësishme për mirëfunksionimin e mirëfilltë të institucionit dhe në këtë drejtim në të ardhmen do të merren disa hapa konkretë për riorganizim të institucionit më të lartë fetarë. Pritja dhe dëshira jonë është që Bashkësia Fetare Islame si një institucion serioz të merret si qendër referimi për të gjitha institucionet tjera. Besoj se ky institucion do të jetë shumë serioz në përmbushjen e shërbimeve të pritura, dhe në mënyrë shumë dinjitoze do ta luaj rolin e bartësit të paqes, prosperitetit, unitetit dhe solidaritetit në këtë vend”.

Ndërkohë, ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, njoftoi në një deklaratë me shkrim dorëheqjen e pakthyeshme nga detyra Reis-ul-Ulema. Më 27 maj, Riaseti i këtij institucioni zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme në Gostivart për të vendosur për shkarkimin e Rexhepit dhe caktoi myftiun e Gostivarit, Shaqir Fetahu, si ushtrues detyre deri sa të përgatiten kushtet e reja për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara