Nga Maqedonia

Shansi i fundit për Maqedoninë nga Brukseli

Shansi i fundit për Maqedoninë nga Brukseli

Raporti i progresit për Maqedoninë do të publikohet me 5 nëntor. Mediat kanë paralajmëruar se Maqedonia do të marr “rekomandim të kushtëzur”. Për Portalb analistët kanë komentuar këtë precedent të Komisionit Evropian që s’është aplikuar në asnjë vend tjetër. Sipas analistëve, ndërkombëtarët kanë vendosur që Maqedonisë t’i japin edhe një rast në procesin eurointegrues.

“Rekomandimi kushtëzuar është sikur ajo që thuhet “pesë minuta para mesnate”, për të dalur nga kriza. Këtu shohë edhe një presion nga BE-ja që të kthehemi në procesin eurointegrues që kërkon plotësimin e disa kushteve të caktuara, të cilat ne nuk ishim të gatshëm t’i plotësojmë. Kriza politike na ktheu prapa në procesin eurointegrues.  Kështu, në këtë mënyrë me rekomandimin e kushtëzuar na japin edhe një shansë”, deklaroi për Portalb profesoresha universitare Mirjana Maleska.

Edhe njohësi i çështjeve evropiane Drilon Iseni është në të njëjtën linjë të mendimit. Sipas tij, rekomandimi i kushtëzuar paraqet alternativën me pozitive për vendin, sepse si alternativa janë diskutuar edhe heqja apo ngrirja e rekomandimit.

“Kushtëzimi i fillimit të negocijatave me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos paraqet një precedent për BE, pasiqë vendoset një kusht plotësues për diçka që vendi ka siguruar, pra rekomandimin. Gjykoj se KE, me rekomandimin e kushtëzuar ndëshkon qeverinë si bartëse e procesit, ndërsa nga ana tjetër, siguron se megjithatë perspektiva e qytetarëve padyshim ngel integrimi në BE”, tha për Portalb Iseni.

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

20150925_125211

Në njëzet e katër orët e fundit mbi 5.000 refugjat u futën në Maqedoni

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
13601156795_59c1abe69b_b

Ministria e Financave demanton LSDM-në: Borxhi publik është i publikuar

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
untitled21-480x489

Deputetët harxhojnë mbi 200 paga mesatare për udhëtime jashtë vendit!

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C5D696BDADD0270B3F0C25918C0EA6D7

LSDM: Stavreski po e fshehë borxhin publik

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Piter-van-Hojte-480x360

Van Hojte do të udhëtojë në Bruksel për konsultime shtesë

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C6FB2F14146EA5048E7C15EAECAFA4CA

Një tetovar ka rrahur një polic dhe ka ikur

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
mjek--t-sh--ndet--si-mjek---480x267

Mjekimi në spitalet shtetërore të Maqedonisë është “ruletë ruse”

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Cenej 27.07.2002
FOTO:N.Stojanovic

Blegtoria shpaguhet më shumë se bujqësia

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
B365C7F06E5648CAA3F5E9FED5D5C801

Strasburgu urdhëron Maqedoninë: Mos e devijo Radikën

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara