Nga Vendi

Rihapet Tregu i Gostivarit, nuk respektohen masat për parandalim të përhapjes së Covid 19

Rihapet Tregu i Gostivarit, nuk respektohen masat për parandalim të përhapjes së Covid 19

Sikurse në gjendje normale, ashtu punonte sot tregu i madh i Gostivarit, i cili për shkak të pandemisë nga koronavirusi mbeti i mbyllur pesë javë.

Shumica e blerësve në treg mbanin maska mbrojtëse, por nga shitësit thuajse asnjë nuk respektonte masat e rekomanduara, e para tezgave të tyre lejonin të mblidhen grupe njerëzish.

Por, edhe përskaj mosrespektimit të masave, ata nuk duna të flasin para kamerave, e dikush nga ata kërkon maskat t’ua blejën ata të cilët i kanë bërë obligim mbajtjen e tyre.

Të gjithë shitësit e anketuar janë kundër mbajtjes së maskave, e dikush nga ata edhe kërcënohet kur inçizohet nga ekipi ynë.

“E cfarë të bëj? Ja maskën e kisha, sapo e hodha sepse po më merret fryma me të. Nuk ka as distancë nga ana e blerësve po unë nuk kam cka të bëj, po ju them të qëndrojnë në rradhë por nuk respektohet. Secili duhet të mbaj përgjegjësi për vete në rrethana të këtilla”, deklaron një shitëse.

Blerësit nuk bënin aspak kujdes për mbajtje të distancës dhe kur i pyet pse nuk i respektoni rekomandimet, të gjithë heshtin.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka apeluar qytetarët që frekuentojnë tregun të mbajnë maska së bashku me shitësit dhe paralajmëroi kontrolloe inspektuese për të parë sesa mbahet rend.

Mes tezgave ishte ruajtur distanca e kërkuar prej mbi dy metra, dhe sot në përdorim ishin vendosur 250 nga 500 tezga.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara