Nga Maqedonia

Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Me 114 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Pendarovski: Anëtarësimin në NATO privilegj dhe obligim

I pari gjatë fillimit të seancës për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, të pranishmëve iu drejtua presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Me ratifikimin e këtij protokolli përfundon edhe faza e fundit për anëtarësim në NATO. Ndër vite kaluam shumë kriza politike, por anëtarësimi në NATO mbeti një ndër prioritetet më të rëndësishme”, tha Stevo Pendarovski sipas të cilit anëtarësimi në NATO nuk do të ndodhte pa vendimet e rëndësishme dhe kompromiset që vendi i bëri kohëve të fundit dhe të cilat sipas tij nuk nuk ishin të lehta.

“Marrëveshja për emrin me Greqinë për çështjen e emrit dhe ajo për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ishin kyçe”, tha Pendarovski.

Spasovski: Kjo përbërje parlamentare ka për nder që ta ratifikoj Protokollin për anëtarësim në NATO

Kryeministri Oliver Spasovski theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, duke nënvizuar hapat dhe vendimet e rëndësishme që ka ndërmarrë kjo përbërje parlamentare.

“Kësaj përbërje parlamentare i ra për nder që ta ratifikoj Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. Kjo është një simbolikë e fuqishme, më 3 dhjetor të vitit të kaluar vend jonë e ndjeu se çfarë do të thotë që të jesh pjesë e Aleancës. NATO siguron garanci për ne dhe brezat e rinj. Anëtarësimi jonë në NATO ishte përcaktim i jonë strategjik. Kur të gjithë thonin se nuk ka zgjidhje, u ndërmorën hapa konkret që na hapën rrugën drejtë NATO-s. Deputetët e kësaj përbërje parlamentare sollën vendime të rënda por kruciale për ardhmërinë tonë, për rrugën tonë euro-atlantike. Me Greqinë e rrënuam murrin që na ndante dhe hapëm rrugën drejt NATO-s”, tha Spasovski.

Ahmeti: Miratimi i Protokollit moment historik për vendin

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij u shpreh se miratimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, paraqet një moment historik për të gjithë qytetarët e vendit.

“Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm,  njëjtë sikur vendet tjera anëtare të NATO-s. Vendi jon një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.  Në asnjëherë nuk pas dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti.
 
Mitrevski: Stabiliteti jonë nuk do të vihet në pikëpyetje

Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski  në fjalimin e tij në  seancën e sotme para ratifikimit t Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO theksoi se vendi ynë tashmë është pjesë e aleancës së sigurisë dhe se më nuk stabilitetin i shtetit nuk do të vihet  në pikëpyetje.

“Kjo është histori. Sot shkruajmë histori. Anëtarësimi jonë në NATO ka qenë qëllimi jonë strategjik që nga pavarësia e deri më sot, prandaj falënderoj të gjithë për kontributin.Nga vend i robëruar e konvertuam vendin në shembull për rajonin. Stabiliteti jonë nuk do të vihet në pikëpyetje. Po hymë në aleancën e sigurisë”-tha mes tjerash Mitrevski.

Micevski: VMRO-DPMNE-ja nuk do të rrezikoj anëtarësimin e vendit në NATO

Koordinatori  i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se Maqedonia ka përmbushur kriteret qysh nga viti 2008 por që fatkeqësisht është bllokuar.

“Republika e Maqedonisës e ka merituar anëtarësimin në NATO që nga viti 2008. Për fat të keq në Samitin e Bukureshtit edhe pse u konstatua se janë përmbushur kriteret, Maqedonia u bllokua dhe nuk morri ftesë për në NATO. Kjo strategji është pjesë e statutit të partisë. Hedhim poshtë akuzat e LSDM-së se jemi kundër anëtarësimit të vendit në NATO. Të gjithë janë kureshtar të dinë se si do të votojmë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si parti nuk dëshirojmë që ta rrezikojmë anëtarësimin në NATO”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Rashidi: Anëtarësimi në NATO, përcaktim strategjik i ASH-së

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrja Rashidi gjatë fjalimit të tij theksoi se anëtarësimi i vendit në NATO ka qenë përcaktim strategjik edhe i Aleancës për Shqiptarët, megjithatë sipas tij anëtarësimi në NATO, nuk do të ishte i plotë pa anëtarësimin e vendit në BE.

“Rruga që kaluam deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, këtë e rënduan edhe më shumë politikanë të papërgjegjshëm. Si Aleancë për Shqiptarë (ASH), anëtarësimi në NATO ishte përcaktim i jonë strategjik. Anëtarësimi është meritë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por nuk mund ta anashkalojmë 27 prillin, kur dikush u viktimizua që sot kjo të bëhet realitet”, tha Rashidi sipas të cilit anëtarësimi në NATO nuk do të jetë i plotë pa anëtarësimin e vendit në BE. Anëtarësimi në BE kërkon reforma, luftë kundër krimit de korrupsionit që për momentin lë për të dëshiruar.

“Shumë njerëz të përfshirë në krim dhe korrupsion edhe më tej vazhdojnë të mbajnë poste të larta në vend”, tha Rashidi.

Thaçi: Zaevi ka meritën më të madhe për anëtarësimin e vendit në NATO

“Sot kam dëshirë që ta them të vërtetën, të gjithë kanë meritë por meritën më të madhe e ka ish kryeministri Zoran Zaev i cili këtë proces e ka shtyrë para”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
 

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

thumbnail_DSC_0013

Zgjidhet Shtabi Qendror Zgjedhor i PDSH-së

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
autostrada0

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
87373915_1828335507297247_1416668952263655424_o

Sela dhe Gashi nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e 12 prillit

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
thumbnail_86994353_820337038441689_7475005620769259520_n

Kryetari i RDK-së Memedi takoi ambasadorin e Holandës z. Dirk Jan Kop

Televizioni Globi18 Shkurt, 2020
FA15C0C2-2DE6-4800-A5D4-59BACCA0D530-696x522

Kryeministri Kurti priti kreun e ASH-së, Ziadin Sela

Televizioni Globi18 Shkurt, 2020
86464435_2856810184379742_3605741133663043584_n

Emigranti nga Siria gjendet i vdekur në Malin Sharr

Televizioni Globi17 Shkurt, 2020
policia-uniforma_1520600709-9524085-696x381

Policia e Shkupit ka arrestuar një banore të Gostivarit për lëndë narkotike

Televizioni Globi17 Shkurt, 2020
Kuvend-3

Zgjedhje me 12 prill, Kuvendi u shpërbë me 108 vota “për”

Televizioni Globi17 Shkurt, 2020
Moti-ne-Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi17 Shkurt, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara