Nga Vendi

Realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit deri në kuartalin e parë, është 22.7 për qind

Realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit deri në kuartalin e parë, është 22.7 për qind

Këshilli komunal i Gostivarit seancën e 24 e ka zhvilluar në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë nga Covid 19. Propozim konkluzioni për miratimin e raportit kuartal I për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2020, ishte pika e parë e rendit të ditës dhe e njejta kalojë pa debat dhe me shumicë votash.

Nga Sektori për Financa dhe Buxhet sqarojnë se realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit deri në kuartalin i të këtij viti, është 22,7 për qind, në nivele të mesatares nga vitet e kaluara. Te buxheti themelor të hyrat kanë realizim prej 20,9 për qind, dotacionet 25,2 për qind dhe donacionet 6,5 për qind. Te kreditë nuk ka pasur realizime. Shpenzimet kanë reailzim prej 22,4 për qind. Nga Sketori për Financa dhe Buxhet presin realizim më të dobët në kuartalet e ardhshme me reailizim e buxhetit për shkak të virusit korona.

Këshilltarët i dhanë dritë jeshile edhe propozim vendimit për blerjen e një automjeti për mirëmbajtjen e higjienës publike për nevojat e Komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalec”. Kryetari i Komisionit për financa dhe zhvillim ekonomik lokal, njëherit këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Lloran Stasheski tha se ky automjet do të shërben për dezinfektim dhe se bëhet fjalë për grant.

“U bisedua në Komisionin për Financa ku u sqarua se bëhet fjalë për një traktor i cili i nevojitet ndërmarrje publike “Komunalec”, me të cilin do të bëhet dezinfektimi i rrugëve, objekteve e kështu me radhë i cili do të jetë edhe me pjesë shtesë”.

Këshilltarët votuan pro edhe mbi Propozim-Vendimin legalizimin e Mektebit te Xhamia e Lajthis nga Gostivar. Ndryshe, në këtë seancë e cila u zhvillua në mënyrë virtual morën pjesë 29 nga gjithsej 31 këshilltar.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara