Nga Vendi

Reagim i Zjarrfikësve të Gostivari: Takim me Taravarin po, marrëveshje jo

Reagim i Zjarrfikësve të Gostivari: Takim me Taravarin po, marrëveshje jo

Qëllimi jonë nuk është politika dhe as që na shkon në mend të mbajmë anën e ndonjë subjekti politik, prandaj me indinjatë të thellë dëgjuam deklaratën e Kryetarit të Komunës, i cili pa të drejtë na etiketon politikisht. Kështu thuhet në reagimin e zjarrfikësve të Gostivarit, pasi dje kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se me direktivë partiake edhe pse ka pasur marrëveshje, zjarrfikësit komunës përmes përmbaruesit i kanë bllokuar xhirO llogorinë për rrogat e paguara 20 përqind më pak nga viti 2015-të deri në vitin 2017-të. Zjarrfikësit, në reagimin e tyre thonë se kjo komunikatë i drejtohet opinionit për të mësuar të vërtetën, jo kryetarit të komunës, i cili sipas tyre, e dinë shumë mirë cila është e vërteta.

“Pjesa shtesë e rrogës na takon nga muaji korrik i vitit 2016 dhe deri më sot. Duke e ditur që ligji i miratuar në vitin 2016-të na siguron të drejtën e kompensimit, kemi filluar procedurë në tetor të vitit 2018-të, pasi sipas ligjit, procedura duhet të ngritet për vitet e ngelura pas, dhe jo më herët. Ne kemi respektuar afatin e paraparë dhe përmes Sindikatës kërkuam të drejtën ligjore që na takon neve si zjarrfikës, edhe pse, këtë të drejtë e kena shfrytëzuar gatise të gjithë zjarrfikësit në të gjitha njësitë territoriale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”,

20

thuhet në kumtesë. Sipas tyre, kryetari i komunës nuk ka të drejtë të gjithë t’i etiketon si militantë partiak, pasi jo të gjithë 30 zjarrfikësit janë të të njejtit subjekt politik edhe pse janë të të gjitha etniteteve.

“Që opinion ta dijë të vërtetën, pohojmë që iniciativa ka filluar me 01.10.2018 kur Sindikata jonë ka dërguar shkresë deri te Komuna e Gostivarit me kërkesë që të njetit si organizëm që mbron të drejtat e punëtorëve. Për fat të keq, Kryetari i Komunës edhe sot e kësaj dite vazhdon të shpërfill Sindikatën e Zjarrfikësve duke mos e pranuar si palë dialoguese”,

thuhet më tej nga zjarrfikësit e Gostivarit. Sipas tyre, për rastin në fjalë ka pasur edhe ekspertizë ligjore në favor të tyre. Të gjendur në rrugë pazgjidhje, zjarrfikësit, siç ata thonë, pasi është rrefuzuar Sindikata si palë dialoguese dhe duke përjashtuar çdo mundësi dialogu, janë detyruar ta ndjekin rrugën ligjore. Proceset gjyqësore individuale, sipas zjarrfikësve, kanë vijuar nga 15 korriku i vitit 2019 dhe mbarojnë me 4 prill të vitit 2020 kur do të shqyrtohet dhe do të vendoset për lëndën e fundit. Lëndët në përmbarim i kanë dërguar 23 zjarrfikës, gjashtë ende nuk janë dërguar, kurse një lëndë ende nuk ka epilog gjyqësor. Ata nuk e mohojnë se ka pasur takim mes tyre, por jo edhe marrëveshje. Gjatë takimit ata kanë kërkuar pagesa t’u bëhet me një këst të vetëm, kurse komuna u ka propozuar pagesa të kryhet me dhjetë këste.

30

“Revanshizmi tani ka filluar. Me 26 mars 2020, kemi pranuar vendim nga komuna, ku zjarrfikësit kërkohet nga komuna të riorganizojnë orarin e punës në një kohë kur vendi përballet me krizë të thellë si pasojë e pandemisë. Në çdo njësi tjetër territorial, është në sistemin 12h – 24h ose 12h – 48 h ndërrimi, kurse komuna e Gostivarit është e vetmja komunë në RMV, që në kohë krize aplikon orarin tetë orësh në tre ndërime”,

thuhet më tej në kumtesë. Pagesat shtesë, thonë ata, ende nuk u janë paguar. Sipas tyre, bëhet fjalë për paga nga viti 2016 deri në vitin 2020. Nëse pagesa nuk bëhet, deri në plotësim të afatit edhe për borxhin e viteve 2019 dhe 2020, ata paralajmërojnë proces tjetër ligjor.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

Qeveria-e-Maqedonise

Qeveria e Maqedonisë vendos që gjatë festave të ketë karantinë

Televizioni Globi22 Maj, 2020
IKUPO0

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Debresh

Televizioni Globi22 Maj, 2020
kiuop890

Q.T “ETC” në bashkëpunim me Muftininë e Gostivarit realizuan aksion humanitar në prag të festës së Fitër Bajramit

Televizioni Globi22 Maj, 2020
mylk0

Muftiu Fetahu: Do ta presim vendimin e Qeverisë për faljen e Bajramit në Xhami

Televizioni Globi22 Maj, 2020
taravari cerdhe0

Komuna e Gostivarit siguron pajisje të reja dhe moderne për çerdhet e qytetit

Televizioni Globi22 Maj, 2020
thumbnail_DSC_0486

Kryetari Arben Taravari takoi komandantin e Renxherëve, Mentor Saiti

Televizioni Globi21 Maj, 2020
kiuuil0

Realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit deri në kuartalin e parë, është 22.7 për qind

Televizioni Globi20 Maj, 2020
uir670

Mërgimtarët ankohen për kushtet në karantinën shtetërore

Televizioni Globi20 Maj, 2020
kuiy0

Filiposki: I mbështesim masat e reja ekonomike qeveritare dhe jemi për zgjedhje parlamentare pa prolongim

Televizioni Globi20 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara