Nga Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë më të prirur ndaj Erdoganit, bota ndaj papa Françeskut (ANKETË)

Qytetarët e Maqedonisë më të prirur ndaj Erdoganit, bota ndaj papa Françeskut (ANKETË)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gëzon simpati më të madhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel është e dyta, ndërsa i treti është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, informon Koha.mk

Anketën që e zbatoi agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e Gallup International, me 1210 të anketuar, ballë për ballë, në shtëpinë e të anketuarit, tregon se 60 për qind e të anketuarve në vend janë prononcuar se kanë simpati për presidentin turk Erdogan, i cili është krye të kësaj liste, ndërsa menjëherë prapa tij, gjegjësisht 54 për qind e të anketuarve janë prononcuar për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në pjesën më të madhe të botës është renditur në vendin e parë.

Nga të anketuarit në vend,47 për qind kanë mendim pozitiv për presidentin rus Putin, 42 për qind për presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa në vendin e fundit është presidenti i Francës, Emaneul Makron për të cilin 21 për qind e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv dhe 63 për qind janë prononcuar se nuk kanë simpati për të.

Në nivel global, hulumtimi i Asociacionit ndërkombëtar Gallup – agjencia me traditë më të gjerë në këtë fushë, e cila është aktive nga viti 1947, sipas anketës më të re “Fundi i vitit” tregon se njerëz nga të gjitha kontinentet ndajnë shpresë të përbashkët për Bashkim Evropian më aktiv.

Puna në terren në nivel global është zbatuar nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019, ndërsa janë intervistuar gjithsej 45,676 persona. Në çdo vend, ekzemplari nacional përfshin rreth 1.000 burra dhe gra, të cilat janë intervistuar ose ballë për ballë, përmes telefonit ose onlajn. Margjina e përgjithshme e gabimit arrin 3 deri 5 për qind me nivel të besimit prej 95 përqindëve. (koha.mk)

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

Blood sample tube positive with COVID-19

Koronavirusi konfirmohet tek 570 njerëz nga 18 qytete, prej nesër masa të reja për lëvizje të kufizuar

Televizioni Globi7 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Prej të mërkurës, ora policore në tërë RMV-në do të jetë prej 16, ndërkaq fundjava 24 orë

Televizioni Globi6 Prill, 2020
oliver-spasovski-1

Coronavirusi, Janë të mundshme masat e reja restriktive

Televizioni Globi6 Prill, 2020
fotosgfsth0

Për dhjetë vjet gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Televizioni Globi6 Prill, 2020
Venko-Filipce

18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

Televizioni Globi29 Mars, 2020
cnjegnjagerh-181916-890x395

Të shtunën dhe të dielën ora policore nga ora 16

Televizioni Globi25 Mars, 2020
korona-virus-7-960x540

29 raste të reja me koronavirus në RMV, numri shkon në 177

Televizioni Globi25 Mars, 2020
venko0

Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Shpani-a-Protokol-Ste-t-department

Ambasadori spanjoll e dorëzoi në Stejt Departament ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara