Argëtim

Nga Hitleri deri te Putini, si e fituan pasurinë liderët më të pasur botëror?!

Nga Hitleri deri te Putini, si e fituan pasurinë liderët më të pasur botëror?!

A jeni kuriozë të dini shifrat e pasurisë dhe si e krijuan atë, personat më të pushtetshëm të botës? Po ju paraqesim shifrat e pasurisë së diktatorëve dhe politikanëve më të njohur:

  1. Adolf Hitler, Gjermani Diktatori nazist Adolf Hitler kishte grumbulluar një pasuri prej 3.6 bilion paund-ësh, sipas studimeve të fundit. Ai kishte në pronësi një numër të madh shtëpish luksoze, dhe një koleksion prej 8500 veprash arti të vjedhura, me vlerë prej qindra miliona paund-ësh. Por ai nuk është i vetmi diktator që ka abuzuar me pozitën e tij.
  2. Muammar Gaddafi, Libi Para se të rrëzohej pas kryengritjes së Pranverës arabe, Kolonel Gadafi kishte grumbulluar një pasuri familjare që shkonte deri në 47 billion paund, nëpërmjet skemave korruptive të fitimit të parave apo nga marrëveshjet e naftës. Paratë e tij të shumta, dëshmonin jetën e tij luksoze që bënte, sidomos për fëmijët e tij, Saif al-Islam dhe Muatassim, të cilët vetëm për një natë paguan këngëtaren e njohur Beyonce me 1.2 million paund për të kënduar. Familja e çmendur, gjithashtu bleu një pjesë të klubit italian, Juventus.
  3. Saddam Hussein, Irak Kur Sadam Huseini u arrestua në vitin 2003, ai kishte një pasuri me vlerë 1.2 bilion paund, të cilën e kishte fituar duke kontrolluar dhe korruptuar ekonominë e vendit dhe fushat fitimprurëse të naftës, për më shumë se 30 vjet. Trupat që zbarkuan në pallatin presidencial të al-Sijoud në Bagdad, dëshmuan se banesa e diktatorit, ishte e gjitha e larë në ar, duke filluar që nga tualeti, furça e dhëmbëve e deri tek armët. Diktatori madje urdhëroi disa projektues të ndërtonin një dru palme të bërë nga kristale, për të shkruar një kopje të Kuranit me gjakun e tij.
  4. Kim Jong, Korea e Veriut Djali i Kim Jong-ut, trashëgoi në pasuri prej 3 bilion paund-ësh nga vdekja e të atit të tij. Në vitin 2012 ai e dyfishoi në 6 bilion paund atë që babai i kishte trashëguar, duke u marrë me importimin e mallrave të luksit. Kjo përfshinte makina luksoze, një teatër privat për aleatët e tij më të ngushtë dhe një koleksion të pianove.
  5. Bashar al Assad, Siri Pasuria personale e diktatorit shkon deri në 900 milion paund, por në se përfshihet pasuria që zotëron e gjithë familja e tij në Siri, shifra mund të shkojë më shumë se 70 bilion paund.
  6. Fidel Castro, Kubë E diskutueshme është çështja mbi Fidel Castron pasi gjithmonë është supozuar se ai bënte një jetë të thjeshtë dhe modeste. Por revista “Forbes” shkruan se pasuria e tij arrin deri në 530 milion paund, raporton Botasot.
  7. Vladimir Putin, Rusi Sundimtari rus pretendon se ka jetuar një jetë relativisht modeste me pagën e tij zyrtare 110.000 paund, por analistët e biznesit besojnë se ai ka një pasuri që shkon deri në 40 bilion paund, duke përfshirë pronësinë e firmave të mëdha me gaz dhe naftë në det të hapur. Thuhet se kushton 1 miliard paund në vit, vetëm për të ruajtur shtëpitë e tij, aeroplanët dhe makinat.
Comments
Argëtim

Më shumë Argëtim

breast cancer cells

Elementet kimike që shkaktojnë kancer

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446233364bi000000000

“Ti ngjan me… mua”

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
1446204227stromae

Arrestohet Stromae, e ngatërruan me refugjat etiopian

Televizioni Globi30 Tetor, 2015
1446008442michaelll

Ja 10 artistët e ndarë nga jeta që fitojnë më shumë para

Televizioni Globi28 Tetor, 2015
12179983_10204994135194029_1962561740_n

Grupi i valleve i SH.K.A. “Jahi Hasani” kthehet nga Festivali i Lushnjës

Televizioni Globi27 Tetor, 2015
1445936734spectre

Të gjithë në premierën e “Spectre”

Televizioni Globi27 Tetor, 2015
1445684151ora

A do të ndryshojë ora në smartphone-in tuaj?

Televizioni Globi24 Tetor, 2015
iStock_000014590002Large-steaks

A është mishi i kuq i dëmshëm për shëndetin dhe sa duhet të hani

Televizioni Globi24 Tetor, 2015
konfekcii-480x322

Oraret e punës nëpër vende të botës, ku më së shumti punohet?

Televizioni Globi23 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara