Lajme

Në një shkollë, ndahen rroga për dy drejtorë, kjo ndodh vetëm në qeverisjen e Taravarit

Në një shkollë, ndahen rroga për dy drejtorë, kjo ndodh vetëm në qeverisjen e Taravarit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, prononcohet rreth deklarimit të fundit të Kryetarit të komunës së Gostivarit për zhvillimet në Arsim.

E kuptojmë reagimin e Taravarit dhe sjelljen e tij autentike të politikanit të PDSH-së së vjetër, i cili me largimin e tij nga kjo parti për fat të keq mbeti identik me mentalitetin e partisë amë, një politikan që përpos injorancës, shpifjes dhe fjalorit të rrugaçërisë nuk karkaterizohet me diçka tjetër. Largimi i tij dhe disa figurave të tjera, ishte e dobishme në reformimin e PDSH-së, por kjo nuk ndodhi tek Taravari dhe aq më pak te partia e tij e re/ e vjetër.

Gjithmonë në respektim të Ligjit, BDI, dega Gostivar i bën thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës – MASH, z. Arbër Ademi që të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore që ka në dispozicion që të mos i meren ingerencat në Arsim, Arben Taravarit, nga që kjo do të ishte dëshira e vetme e Taravarit dhe pastaj të ketë edhe më tëper kohë të lirë për të ushtruar profesionin e mjekut dhe të meret me demagogji politike. Marrja e kompetencave, do të ishte një lehtësi për Taravarin, i cili siç duket, nuk ka prirje dhe as që ka kohë të meret me problemet dhe nevojat e nxënësve dhe arsimit në komunën e Gostivarit.

Njëkohësisht, inkurajojmë Drejtorët e shkarkuar në kundërshtim me ligjin dhe me motive politike, që të inicojne padi penale per mosrespektim të vendimeve të institucioneve arsimore dhe gjykatave te vendit, si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që me këto veprime arbitrare, Taravari dëmton buxhetit komunal duke ndarë paga dyfish për drejtorët. Paguan drejtorët e partisë së tij të emëruar jashtë çdo rregulle ligjore, dhe njëkohësisht me vendime gjyqësore do të duhet të paguan edhe drejtorët e zgjedhur ligjërisht dhe në konkurse të rregullta. Pra, në një shkollë, Taravari është plotësisht i vetëdijshëm që do të duhet të ndajë paga për dy drejtorë njëkohësisht, me çka do të dëmton buxhetin e komunës që mblidhet nga taksat e qytetarëve.

Drejtorëve të emruar nga Taravari në mënyrë arbitrare, nuk ua kontestojmë përgatitjen e tyre profesionale, qoftë diploma apo certifikata, por duhet ta kenë të qartë se emërimi i tyre nga Taravari është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për të shlyer borxhet politike ndaj kuadrove të partisë së tij.

BDI, dega në Gostivar kërkon që të respektohet Ligji për arsim fillor dhe Ligji për arsim të mesëm dhe të respektohen vendimet e Institucioneve kompetente.

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

30

Tre muajt e mirë nisin sonte, si t’i shfrytëzojmë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
20

K.F “Gostivari” nis gjysëm sezonin me pretendime për në Ligën e parë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
POLITICA foto0

RDK e hapur për koalicion parazgjedhor me subjektet shqiptare

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
foto 20

Ndezja e mbeturinave nëpër ara, deri tetë vite burg nëse shkaktohet zjarr

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
87432273_530203290948726_8567958837779234816_o

Forumi Rinor i ASH-së zgjedh kryesinë e re në Gostivar

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
87495401_201020154589496_6344310756602806272_n

Drejtuesit e SP – Çegran në takime informuese me drejtuesit e bashkësive lokale Çegran, Forinë dhe Çajlë

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
thumbnail_BDI - Gostivar, Këshillat Vendore dhanë propozime, lista i dërgohet liderit Ahmeti (7)

BDI – Gostivar, Këshillat Vendore dhanë propozime, lista i dërgohet liderit Ahmeti

Televizioni Globi24 Shkurt, 2020
thumbnail_DSC_0013

Zgjidhet Shtabi Qendror Zgjedhor i PDSH-së

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
autostrada0

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata

Televizioni Globi22 Shkurt, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara