Lajme

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci

Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.

Ndryshe, Adem Mikullovci u lind më 1937 në Komunën e Vushtrrisë.

Mikullovci bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës (Teatri Kombëtar i Kosovës).

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd, në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet “Duke pritur Godonë”, “Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja”, etj.

Gjithashtu ai ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si “Pas vdekjes” (Çajupi), “Mosha e bardhë” (D. Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit” (dramatizim i veprës së autorit Q. Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stand-up komedia “Përgjuesi”, etj.

Pos aktrimit Mikullovci iu bashkua edhe politikës.(Telegrafi)

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

ko9p0

Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin Burak Menga

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
jmgtkyuou0

Super Vardar Forina humbi ndeshjen vetëm përmes penaltive ndaj kampionëve të Vardarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
1-3

Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
juyfi0

Dorëhiqet trajneri i K.F Gostivari, Biroll Topçiu

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
120082600_322842659010151_4487615259501977117_n

Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
atgaeyt0

Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
ypp[y0

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
119979481_2744821499178291_5953509555600988489_n

Kryqi i Kuq Gostivar pjesë e trajnimit tre ditor të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
gjobe0

Vijojnë aktivitetet për vendosjen të rendit dhe sigurisë më të madhe me parkimin në qytetin e Gostivarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara