Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë dhe herë pas here me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët dhe me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë juglindore. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.