Nga Vendi

Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencave – rajoni i Gostivarit ka vetëm pesë raste aktive me Covid 19

Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencave – rajoni i Gostivarit ka vetëm pesë raste aktive me Covid 19

Në rajonin e Gostivarit, gjegjësisht në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë nga 260 të testuar janë 5 raste aktive me Covid-19. Prej rasteve aktive, 1 person është nga komuna e Gostivarit dhe nga 2 person nga komuna e Vrapçishtit dhe të Mavrovë-Rostushë.

Këto të dhëna i bëri publike sot kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në mbledhjen e 16-të të rregullt të Shtabit ndërkomunal të emergjencës, duke e vlerësuar situatën me Covid 19 si shumë stabile.

Në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal, Taravari tha se do t’i propozojë Shtabit qendror që të lehtësohen masat restriktive, respektivisht ora policore të fillojë në ora 23, dhe fillimin me punë të terracave të kafeterive dhe restoranteve.

“Kemi situatë stabile me vetëm pesë raste aktive, megjithatë qytetarët duhet të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve të institucioneve kompetente. Deri te shtabi Qendror i krizave do të propozojmë shkurtim të orës policore dhe ajo të fillon nga ora 23 dhe të zgjasë deri në ora 5 të mëngjesit dhe të mundësohet hapja e terracave të kafeterive dhe restoranteve”, theskoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari Taravari duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve, sqaroi se nga dita e sotme fillon skriningu në çerdhe për çka uroi që gjatë testimit, asnjë punonjësi nga ky institucion të mos del pozitiv me Covid 19, dhe paralelisht kërkoi të fillon edhe testimi apo skriningu në institucionet shëndetësore.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, raportuan se gjendja është stabile dhe se gjithçka menaxhohet me sukses, ndërsa konstatim i përbashkët ishte se ashtu si do të lehtësohen masat restriktive, ashtu duhet të rritet kujdesi dhe vetëdija e qytetarëve që mos na kthehet sërish pandemia.

Shtabi i emergjencave vendosi që mbledhjet e rradhës të mbajë ispas nevojës, e jo si deri më tani për çdo javë.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara