Nga Maqedonia

Maqedoni, shpërngulja e qytetarëve ne nivele alarmante

Maqedoni, shpërngulja e qytetarëve ne nivele alarmante

Politikat e gabuara të qeverisë së Nikolla Gruevskit kanë ndikuar që në 10 vitet e fundit në mënyrë drastike të rritet shpërngulja e qytetarëve nga Maqedonia.

Sipas të dhënave të publikuara nga opozita maqedonase, brenda dekadës së fundit nga vendi janë larguar rreth 150 mijë qytetarë. Varfëria, papunësia e lartë, standardi i ulët, pasiguria dhe problemet e vazhdueshme ndëretnike janë disa nga arsyet që e bëjnë Maqedoninë si vend pa perspektivë, vlerësojnë deputetë e opozitës.

“Për fat të keq, për shkak të politikave që udhëheq në 10 vitet e fundit pushteti, kemi një situatë dramatike që ka detyruar qytetarët që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë jashtë vendit tonë. Në këto vite, sjellja e qeverisë me qytetarët është e tmerrshme. Kjo që ndodh tek ne në Maqedoni nuk është shpërngulje, por është eksod”, deklaroi Sonja Mirakovska, deputete e PRSD-së.

Shqetësimin për shpërnguljen e qytetarëve opozita maqedonase e ka ngritur në Kuvend, ku deputetët e saj kanë shpalosur të dhëna alarmante për këtë problem.

Nga ana tjetër, mazhoranca është përgjigjur me kundërakuza. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, fluksi më i madh i largimit të qytetarëve është shënuar në vitin 1994, kur vendi keqqeverisej nga LSDM-ja që tani ndodhet në opozitë.

“Shprëngulja më e madhe e qytetarëve nga ky vend ka ndodhur në vitin 1994, kur numri i përgjithshëm i banorëve është ulur me 124.000 mijë persona. Kjo ka ndodhur për shkak se në atë kohë në Maqedoni, privatizimi i pronës shtetërore u bë në mënyrë mafioze”, deklaroi Krste Mukovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Duke folur për shpërnguljen e banorëve të Maqedonisë që nga koha e ish-sistemit komunist, deputetët e opozitës kanë bërë të ditur se deri tani rreth 22% e popullsisë është larguar nga vendi. Numri më i madh i qytetarë janë shpërngulur në vendet e Bashkimit Evropian.

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

20150925_125211

Në njëzet e katër orët e fundit mbi 5.000 refugjat u futën në Maqedoni

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
13601156795_59c1abe69b_b

Ministria e Financave demanton LSDM-në: Borxhi publik është i publikuar

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
untitled21-480x489

Deputetët harxhojnë mbi 200 paga mesatare për udhëtime jashtë vendit!

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C5D696BDADD0270B3F0C25918C0EA6D7

LSDM: Stavreski po e fshehë borxhin publik

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Piter-van-Hojte-480x360

Van Hojte do të udhëtojë në Bruksel për konsultime shtesë

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
C6FB2F14146EA5048E7C15EAECAFA4CA

Një tetovar ka rrahur një polic dhe ka ikur

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
mjek--t-sh--ndet--si-mjek---480x267

Mjekimi në spitalet shtetërore të Maqedonisë është “ruletë ruse”

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Cenej 27.07.2002
FOTO:N.Stojanovic

Blegtoria shpaguhet më shumë se bujqësia

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
B365C7F06E5648CAA3F5E9FED5D5C801

Strasburgu urdhëron Maqedoninë: Mos e devijo Radikën

Televizioni Globi31 Tetor, 2015
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
nfo@globi.mk

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara