Nga Vendi

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Në një kohë kur epidemia është nën kontroll, duhet të kthehemi në normalitet, por edhe të mësojmë të jetojmë me koronavirusin. Kriza po qetësohet, por virusi është ende i pranishëm, prandaj nuk duhet të lemi shumë të lirshëm. Ne do të vazhdojmë luftën kundër virusit duke respektuar plotësisht masat e mbrojtjes personale dhe mbrojtjes së shëndetit publik. Me këtë mesazh e nisi LSDM e Gostivarit press-konferencën e sotme, e cila është një nga konferencat e shumta që ky subjekt është duke I zhvilluar së fundmi në Gostivar.

“Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë si maskë apo shall dhe mbajtja e distancës të përshtatshme prej 2 metrash, është tashmë një praktikë e detyrueshme në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në tregjet, bankat, zyrat postare, transportin publik. Përdorimi i shtuar i dezinfektuesve dhe niveli i rritur i higjenës personale janë gjithashtu një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Këto masa themelore të mbrojtjes duhet të jenë një rregull për të cilin nuk duhet të bëjmë përjashtime. Duke iu përmbajtur këtyre masave, ne mbrojmë veten dhe shëndetin e atyre që janë përreth nesh, por gjithashtu parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, tha Dragoljub Filiposki, kryetar i LSDM-së në Gostivar.

Normaliteti i ri do të thotë që do të vazhdojmë të kryejmë detyrimet dhe aktivitetet tona të përditshme në përputhje me protokollet e mbrojtjes nga koronavirusi. Kjo do të thotë që në një normalitet kaq të ri të gjitha proceset në shoqërinë tonë do të zhvillohen, ekonomia do të kthehet në normalitet, tha më tej Filiposki, duke shtuar se normaliteti I ri nënkupron edhe organizimin 100 % të sigurtë të zgjedhjeve.

“Institucionet kanë kapacitet, në ditën e zgjedhjeve, të sigurojnë të gjitha masat parandaluese për mbrojtjen e plotë të votuesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor. Në të njëjtën kohë, partitë politike kanë një detyrim dhe përgjegjësi të kryejnë fushata përgjegjëse pa mitingje masive, ku të gjitha masat e mbrojtjes do të respektohen plotësisht. Ekziston një garanci se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike dhe se vullneti i qytetarëve do të jetë i ligjshëm nga misioni vëzhgues i OSBE-së dhe ODIHR, i cili ka konfirmuar se do të monitorojë procesin e zgjedhjeve me vëzhguesit e vet”, tha më tej Filiposki.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara