Nga Vendi

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Numri i personave të rinjë të infektuar që ne po regjistrojmë këto ditë është një pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, populizmit dhe përfitimeve partiake të ministrit teknik Naqe Çulev dhe shefit të tij Hristijan Mickoski. Me deklaratën jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe populiste se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen kur nuk respektojnë masat dhe detyrat, Çulev inkurajoi drejtpërdrejt mosrespektimin dhe shkeljen e masave kufizuese. Këto akuza vijnë nga LSDM e Gostivarit. Dragoljub Filiposki, kryetar i kësaj partie në Gostivar, tha se opinioni ka qenë dëshmitar i shkeljeve të shumta masive të ndalimit të lëvizjes, ndalimit të grupimit, mosrespektimit të mbajtjes së detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse, dhe policia e udhëhequr nga Çulev nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

“Çulev dhe Mickoski nuk kanë respekt punonjësit e shëndetësisë ose ekspertët e Komisionit për sëmundje infektive. Në vend që të mbështesin punën e Komisionit, ata po kërkojnë shkarkimin e tij dhe hedhin ngjyra partiake mbi epidemiologjinë dhe duan të lënë qytetarët pa mbrojtje. Sot vjen llogaria e një sjelljeje kaq të pamatur, të papjekur dhe të papërgjegjshme të Çulev, i cili, nën diktimin e Mickoskit, nuk bën asgjë për të sanksionuar ata që nuk respektojnë masat dhe detyrat”.

Mickoski dhe Çulev me papërgjegjshmërinë e tyre udhëhiqen nga pozita “sa më keq të jenë qytetarët, aq më mirë për partinë e tyre”, tha më tej Filiposki.

“Një sjellje e tillë antikombëtare dhe anti-shtetërore duhet të ndalojë, Çulev duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse rrezikon me vetëdije shëndetin publik dhe nxit me vetëdije sjellje të paligjshme. Policia dhe qytetarët e Maqedonisë duhet të heqin qafe sa më shpejt sjelljen e papërgjegjshme të Naqe Çulev. Prandaj, duhen zgjedhje dhe një Qeveri dhe Kuvend i ri me legjitimitet të plotë nga qytetarët. Zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e papjekur, të papërgjegjshme dhe jo serioze të Hristijan Mickoski dhe kuadrit të tij në qeverinë teknike”.

Shteti ka nevojë për institucione me kapacitet të plotë që do të merren në mënyrë efektive me pasojat e pandemisë, tha më tej Filiposki, dhe shtoi se duhet përgatitje edhe për valën e re të paralajmëruar në vjeshtë.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara