Nga Vendi

Kuzhina popullore “Vita Abi” ndan 500 racione ushqimi për iftar

Kuzhina popullore “Vita Abi” ndan 500 racione ushqimi për iftar

Edhe pse kuzhina e tij ka qendruar mbi një muaj e mbyllur për shkak të pandemisë, “Vita Abi”, as këtë Ramazan nuk i harron nevojtarët dhe sot te shtëpia e pronarit Zulkadër Shabani në fshatin Banjicë e Epërme, u përgatitën dhe u ndan 500 racione ushqimi.

Një pjesë e këtyre ushqimeve janë dërguar në Komunën e Vrapçishtit, të cilat janë shpërndarë përmes shoqatës humanitare “Ndihmo edhe ti” nga fshati Negotinë. Enis Ibrahimi drejtuesi i kësaj shoqate, tha se këto ushqime të cilat janë shpërndarë për iftar për familjet skamnore, përveç kuzhinës “Vita Abi” janë sponzorizuar edhe nga disa mërgimtarë.

2htjy0

Ismet Ramadani nga oganizata “Blue River”, ka falenderuar kuzhinën “Vita Abi” dhe çdo kontribues tjetër që vite me radhë nuk harojnë të varfërit për Ramazan dhe shtoi se ushqime për iftarë do të shpërndahen çdo natë derisa zgjatë muaji i Ramazanit.

Ndryshe “Vita Abi” njihet për shtrimin e iftareve tradicionale me karakter humanitar në qytetin e Gostivarit, e poashtu dhe shpërndarjen e ushqimeve deri tek familjet në nevojë në qytet dhe rrethinë. Sivjet për shkak të pandemisë nga Covid 19 gjithçka organizohet dhe përgatitet tek shtëpia familjare e pronarit të kuzhinës në fshatin Banjicë e Epërme.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara