Nga Vendi

Kuvendi Qendror i ASH-së, Sela: Disa anëtar do të përjashtohen

Kuvendi Qendror i ASH-së, Sela: Disa anëtar do të përjashtohen

Kryetar i ASh-së, Ziadin Sela, në mbledhjen e VI-të të Kuvendit Qendror të kësaj partie, bëri të ditur që disa anëtarë të deritanishëm të KQ, do të përjashtohen.

“Në pikën e dytë të rendit të ditës do të shtoja se pos zgjedhjeve të anëtarëve të rinj, disa anëtar do të përjashtohen nga Kuvendi Qendor”, tha Sela që në hapje të mbledhjes e cila mbahet në qytetin e Gostivarit.

Ai nuk bëti të ditur se kush janë ata anëtarë, por sipas burimeve tona bëhet fjalë për disa anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës.

Në rend dite të KQ ka 6 pika, mesin e tyre edhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kuvendit Qendror dhe raporti nga Shtabi Qendror Zgjedhor i partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 15 korrik.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe situata aktuale politike në vend.

Poashtu, pritet që edhe Kryesia Qendrore të ketë anëtarë të rinj.

Mediat për momentin janë larguar nga mbledhja e cila zhvillohet në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar. Është paralamëruar se pas një ore Kuvendi do ta bëjë pauzën e parë ku lideri i ASH-së do të prononcohet për mediat. Tv Globi

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

1-3

Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
120082600_322842659010151_4487615259501977117_n

Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
atgaeyt0

Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
ypp[y0

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
gjobe0

Vijojnë aktivitetet për vendosjen të rendit dhe sigurisë më të madhe me parkimin në qytetin e Gostivarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
xhabir deralla0

Karvani i gjelbër i CIVIL-it me punëtori në Gostivar

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
foto0

Gostivari shënoi “Ditën botërore pa vetura”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
,llj;h;0

Gostivar, nesër ngre siparin festivali i teatrove “Othello”

Televizioni Globi21 Shtator, 2020
ca

Mbyllet aksioni solidar “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”

Televizioni Globi21 Shtator, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara