Nga Vendi

Komuna e Gostivarit siguron pajisje të reja dhe moderne për çerdhet e qytetit

Komuna e Gostivarit siguron pajisje të reja dhe moderne për çerdhet e qytetit

Komuna e Gostivarit ka mobiluar me pajisje të reja çerdhet publike në qytet. Në përurimin e pajisjeve të reja i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, i cili bëri me dije se vlera e këtij investimin arrinë në rreth 155 mijë euro.

“Kontrata për mobilimin e këtyre çerdheve është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe e kemi realizuar në afat kohor rekord, pra për tre muaj, konkretisht deri në muajin mars të këtij viti. Vlera e investimit kap shifrën e rreth 155.000 eurove, para të siguruara nga Banka Botërore, përmes projketit “Përkujdesja e fëmijëve të moshave parashkollore në çerdhe” dhe organizata “Sonce”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se në sajë të këtij projekti të suksesshëm, Komuna e Gostivarit ka fituar nga Banka Botërore edhe një grant prej 30.000 eurove, me të cilat para do të fillohet një projekt i ri gjatë muajit të ardhshëm.

Pajisjet e reja përbëhen prej mobilimit të ri për kuzhinat e çerdheve, banka, tavolina, shtretër dhe mjete didaktike.

Paraprakisht, Komuna e Gostivarit realizoi edhe një sërë investimesh tjera në këto dy objekte, duke i rinovuar çatitë, dhe hapësirat e brendshme të tyre me mjete të siguruara nga buxheti komunal.

Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit viteve të fundit përmes projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale nga Banka Botërore ka përfituar mjete në vlerë prej 1,5 milion euro.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara