Nga Vendi

Komuna e Gostivarit planifikon të nxjerrë në shitje parcela ndërtimore në pronësi të shtetit

Komuna e Gostivarit planifikon të nxjerrë në shitje parcela ndërtimore në pronësi të shtetit

Komuna e Gostivarit do të shesh parcela për ndërtim të objekteve kolektive banesore dhe shtëpi individuale në vende atraktive të qytetit. Bëhet fjalë për tokë ndërtiomore në pronësi të shtetit me sipërfaqe prej 6500m2, vlera e të cilës mund të arrijë edhe mbi gjysëm milioni euro.

13 parcela ndërtimore në territorin e Gostivarit të cilat janë në pronësi të shtetit, do të dalin në shitje. 4 prej tyre janë për ndërtesa kolektive banesore dhe 9 për shtëpi individuale. Tre parcela për ndërtesat kolektive ndodhen përreth lumit Vardar, njëra në afërsi të Stacionit të Autobusave. Edhe parcelat e parapara për shtëpi, ndodhen në vende atraktive të qytetit. Udhëheqësi i Sektorit të Urbanizmit pranë Komunës së Gostivarit, Sefedin Bilalli tha se dektektimi i të njejtave është bërë përmes programës vjetore për punë në fushën e disponimit të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit në rajonin e Komunës së Gostivarit për vitin 2020.

“Në kuadër të programës vjetore natyrisht kemi detekru disa parcela që mund të përdoren për ndërtim dhe mund të ketë interesim të lartë nga ana e qytetarëve për të ndërtuar në ato zona. Parcelat janë në zona të ndryshme të qytetit dhe një pjesë prej tyre janë kategorizuar për ndërtim të ndërtesave kolektive ndërsa një pjesë për objekte private. Një parcelë ndërtimore ndodhet tek bllok 9-ta afër stacionit të autobusëve, ndërsa tre të tjera janë tek bllok 17-ta në afërsi të lumit Vardar, ndërsa parcelat e dedikuara për ndërtimin e shtëpive individuale ndodhen në pjesë të ndryshme të qytetit”, deklaroi Bilalli.

Programi ka kaluar filtrin e Komisionit për ndërtim, ndërsa ditën e nesërme pritet të merr edhe ditë jeshile nga ana e Këshillit Komunal të Gostivarit. Pas kësaj, deri në fund të vitit duhet të shite. Bilalli tha se shitja e tyre do të zhvillohet përmes auksionit në mënyrë elektronike. Çmimi fillestar për parcelat për banesa kolektive është rreth 25 auro, kurse për shtëpitë individuale një euro për meter katror.

“Po presim njëherë të shohim se a do të kaloi ky plan dhe në Këshillin Komunal që pastaj të vendosim se si do të procedohet më tej. Zakonisht çmimet fillojnë më lirë dhe pastaj varësisht nga interesimi i qytetarëve dhe çmimet që do ofrohen nga të interesuarit, ashtu dhe do të vendoset një çmim adekuat. Do të dallojnë çmimet varësisht nga zonat se ku janë përcaktuar parcelat”, tha më tej Bilalli.

13 parcelat së bashku kanë 6500 m2 sipërfaqe për ndërtim, prej tyre pjesa më e madhe ose 4000 m2 janë për banesat kolektive, nga të cilat Komuna e Gostivarit mund të inkason deri në gjysëm milioni euro.

“Sipërfaqja e parcelave për shtëpi dhe banesa, së bashku arrin tek 6500 m2, se sa do të fitohet dhe si do shkojnë çmimet mbetet të shihet”, tha Bilalli.

Nëse pronarët e rinj të tokës, nuk fillojnë me ndërtim brenda dy vitesh, toka mund t’ju merret nga autoritetet lokale.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara