Nga Vendi

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Gjatë kohës së izolimit nga pandemia, kur objektet shkollore mbeten pa nxënës, në shumë shkolla të Gostivarit dhe rrethinës ka pasur mbi 150 mijë euro investime. Njëra nga këto shkolla është edhe “Ismail Qemali”, të cilën sot e ka vizituar një delegacion nga komuna e Gostivarit, kryesuar nga kryetari Arben Taravari. Ai me këtë rast deklaroi se investimi në shkolla kanë ardhur si nevojë për kushte më cilësore për nxënësit, duke sqaruar se vetëm te kjo shkollë janë rinovuar të gjitha toaletet, dy kabinete, zyra e mësimdhënësve dhe oborri i shkollës.

Kryetari Taravari bëri të ditur se këto investim të gjitha janë kryer me mjete nga buxheti komunal dhe disa donacione, por pa përkrahje financiare të Ministrisë së Arsimit.

Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Shpresa Useini u shpreh mirënjohëse për investimet e bëra, pasi sipas saj disa pjesë të shkollës, përfshirë dhe kabinetet kishin nevojë urgjente për rinovim dhe funksionalitet të plotë.

Aslian Snopçe nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, tha se në investimet e reja kanë pasur fokous në renovim të hapësirave të brendshme nëpër shkolla, poashtu dhe investime në oborre dhe kënde lojrash.

Ndryshe, nga udhëheqësia e shkollës fillore “Ismail Qemali” bënë me dije se përveç investimeve komunale, janë kryer dhe investime nga donatorë privat, me ndihmën e të cilëve është mundësuar lyerja e klasave dhe rregullimi i ndriçimit publik te objektit i vjetër i shkollës.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara