Lajme

Gostivar, projekt për ndihmë dhe mbështetje psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19

Gostivar, projekt për ndihmë dhe mbështetje psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19

Nxënës të shkollave fillore të Gostivarit dhe fëmijë me aftësi ndryshe, janë bërë bashkë, duke krijuar qafore, bylyzik dhe gjësende tjera artizanale. Kjo punëtoi, ku kanë marrë pjesë 22 fëmijë nga grup-mosha të ndryshme, i ka bashkuar projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Covid19″, i cili implementohet nga Democracy Lab dhe Qendra Rinore dhe e Komunitetit (YCC) – Gostivar në partneritet me Asociacionin e të Rinjëve të Organizuar (OYA). Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën për persona me nevoja të posaçme “Bashkarisht Mundemi”. Art Spahiu nga projekti në fjalë, qëllimi i përgjithshëm dhe themelor i tyre është të zvogëlojë implikimet negative për të rinjtë që vijnë si rezultat i pandemisë së Covid 19.

“Në të njëjtën kohë, përmes këtij projekti është planifikuar të arrihen qëllime specifike, të tilla si ndihma, mbështetja dhe edukimi i të rinjve dhe personave nga kategoritë e cenueshme (personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre) për të tejkaluar vështirësitë dhe ndryshimet me të cilat përballen si rezultat i Covid19.Në kuadër të projektit do të implementohen aktivitete të tilla si: punëtori / sesione edukative interaktive për ndihmë dhe mbështetje psikosociale, shpërndarje tek të rinjtë e maskave mbrojtëse për ripërdorim me dizajne interesante dhe të dezinfektuesve”, tha Spahiu.

Aktiviteti i radhës përfshin implementimin e një fushate edukative duke bërë video të ndryshme, në mënyrë që të edukojë më tej të rinjtë për rëndësinë e higjienës personale dhe mënyrat për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19, me ç’rast do të mbahen 6 senaca edukative me 80 të rinjë të qytetit.

Përmes këtij projkeit, deri më tani janë shpërndarë nëpër vendbanimet rurale të Gostivarit 1.500 maska dhe po aq dezinfektant. Projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19″ zbatohet brenda Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19″ është bashkëfinancuar nga Komuna e Gostivarit.

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

setgt0

Emigrant nga Siria qarkullojnë në Gostivar

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
FC98741A-8B20-4708-ACE4-A4538937C60F-1392x719

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
brza-pomosh

78 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në çajtore

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
foio0

Pandemia, administrata e Gostivarit të hënën vendos nëse do të ndryshojë formën e punës

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
fhjf0

Lëshohen në përdorim parku dhe këndi i lojrave në fshatin Balindoll

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
tery0

Engin Ilyazi nga Gostivari magjistron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit “Vizyon”

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
kjo0

Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekje automatike të cilësisë së ajrit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122595778_4558474734224672_2306453924093050946_o

Muftinia e Gostivarit dhe TIKA shpërndanë mjete dezinfektimi në Muftini, Medrese dhe në disa xhami të qytetit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122385504_10224053448905088_1857264625829678445_n

Nxënësit e SHMTK marrin përsipër mirëmbajtjen e këndeve të lojrave për fëmije

Televizioni Globi21 Tetor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara