Nga Vendi

Gostivar, pandemia edhe më shumë e ka shtuar bamirësinë për Ramazan

Gostivar, pandemia edhe më shumë e ka shtuar bamirësinë për Ramazan

Ramazani është muaji më i shenjtë për myslimanët, në të cilin agjërohet gjatë orëve të ditës, bëhet bashkimi për lutje dhe ndahet ushqime me të tjerët, duke ftuar farefisë e miq për iftar. Por, me masat për kufizimin e lëvizjes dhe ato për distancë sociale të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë nga ritualet dhe traditat e Ramazanit u kufizuan këtë vit. Njerëzit vullnetmirë, megjithatë gjejnë metoda të ndryshme për të ndarë ushqimin me të tjerët, sidomos me familjet me rrezik social. I tillë ishte edhe ky iftar me 200 racione ushqimi i siguruar nga dy banorë të Gostivarit të cilët me punë të përkohshme ndodhen në Zvicër. Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, tha se ushqimi do të shpërndahet në Gostivar me rrethinë, ashtu siç ka qenë dëshira e atyre që kishin financuar të njejtin.

emona 20

Ushqimi ishte përgatitur te kuzhina “Emona”, e cila ishte përkujdesur deri në detajin më të vogël edhe për paketimin e ushqimit. Pronari Nexhat Murtezani, tha se ushqimin do t’ua dërgojnë familjeve deri në shtëpitë e tyre.

Mbërmë në fshatin Çajlë janë ndarë edhe 20 pako ushqimore për Ramazan për familjet në nevojë. Pakot, secila me vlerë 50 franga zvicerane, ishin financuar nga një familja nga fshati Çajlë e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë, përmes donatorëve të ndryshëm dhe mërgimtarëve, ka ndarë mbi 600 pako ushqimore në këtë fshat dhe fshatrat fqinje.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

oghju0

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Televizioni Globi30 Maj, 2020
fototgh0

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi30 Maj, 2020
bhxsh0

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Televizioni Globi28 Maj, 2020
KUJTIMI

DR. KUJTIM XHELILI PJESË E RËNDËSISHME E KARDIOPLOGJISË SË VENDIT | FOTO

Televizioni Globi28 Maj, 2020
REGJISTRIMI0

Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
nfhtj0

Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jakup0

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Televizioni Globi28 Maj, 2020
jmhhk0

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Televizioni Globi27 Maj, 2020
10

LSDM e Gostivarit: Lufta me koronavirusin vazhdon me respektim të masave mbrojtëse

Televizioni Globi27 Maj, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara