Nga Vendi

Gostivar, LSDM dhe koalicioni “Mundemi” nisën fushatën

Gostivar, LSDM dhe koalicioni “Mundemi” nisën fushatën

Koalicioni “Mundemi” udhëhequre nga LSDM, në Gostivar ka nisur fushatën zgjedhore nga sheshi i qytetit. Kandidati për deputetë nga Njësia Zgjedhore 6 i LSDM-së, Dragoljup Filiposki tha se për tre vite si subjekt politik në qeveri kanë realizuar shumë punë në dobi të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa premtoi edhe shumë punë për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi fushatë të sigurtë shëndetësore gjatë prezentimit të programës së tyre para qytetarëve.

“Për tre vite LSDM dhe Qeveria treguan përgjegjësi, zgjidhje dhe vision për zgjidhje të problemeve të qytetarëve dhe shtetit. Bëmë kthesë për më mirë, shtetin e nxorëm në rrugë të drejtë, shoqëria përparon në çdo fushë. Nga ekonomi në minus, siguruam rritje solide ekonomike, rroga më të larta dhe papunësi më të ulët historike. Nga shtet i izoluar dhe rrobëruar, ndërtuam shtet anëtar të NATO-s dhe vend bisedues për antarësim në BE”.

Filiposki tha se qeveria e udhëhequr nga LSDM ka menaxhuar mjaftë mirë krizën shëndetësore dhe ekonomike nga Covid 19, ka krijuar shtet ku ligji vlenë për të gjithë njejtë dhe ka siguruar treg të jashtëm me 4 miliardë euro në vit për biznesin.

“Nga ana tjetër është VMRO-DPMNE, parti e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, parti pa qendrim për asnjë çështje të rëndësishme, parti e cila ka ngecur në matricën e regjimit nga e cila as dëshiron dhe as mund të dalë. Ajo është parti e cila drejtohet nga një politikan i papjekur dhe i hutuar, i cili nuk di asgjë nga ekonomia dhe është i përkushtuar vetëm në destruktivitet, sjellja e të cilit është e rrezikshme për shtetin”.

Ai akuzoi se VMRO-DPMNE ka nisur para kohe fushatën, duke e vendosur kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve, pasi siç tha ai, nuk kanë respektuar asnjë masë për mbrojtje nga pandemia.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara