Lajme

Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili sot edhe zyrtarisht dekorohet nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”.

Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”.

Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë, shkruan portali Authentic Press.

Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme.

Më pas, u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.

Është doktoreshë e licensuar e mjeksisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.

Për momentin ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm ”Novo Mesto”, në Sloveni, si doktoreshë në sektorin e Gjinekologjisë.

Deri më sot, ajo ka publikuar shumë artikuj në revista mjeksore të Slovenisë dhe është bashkëpunëtore e jona , gjithmonë e gatshme për t`iu ofruar përgjigjje për problemet tuaja. (INA)

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

setgt0

Emigrant nga Siria qarkullojnë në Gostivar

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
FC98741A-8B20-4708-ACE4-A4538937C60F-1392x719

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
brza-pomosh

78 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në çajtore

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
foio0

Pandemia, administrata e Gostivarit të hënën vendos nëse do të ndryshojë formën e punës

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
fhjf0

Lëshohen në përdorim parku dhe këndi i lojrave në fshatin Balindoll

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
tery0

Engin Ilyazi nga Gostivari magjistron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit “Vizyon”

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
kjo0

Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekje automatike të cilësisë së ajrit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122595778_4558474734224672_2306453924093050946_o

Muftinia e Gostivarit dhe TIKA shpërndanë mjete dezinfektimi në Muftini, Medrese dhe në disa xhami të qytetit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122385504_10224053448905088_1857264625829678445_n

Nxënësit e SHMTK marrin përsipër mirëmbajtjen e këndeve të lojrave për fëmije

Televizioni Globi21 Tetor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara