Nga Vendi

Fillon afati i dytë I regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme komunale në Gostivar

Fillon afati i dytë I regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme komunale në Gostivar

Nga dita e sotme ka filluar afati I dytë I regjistrimit të nxënësve në vit të parë, nëpër katër shkollat e mesme komunale të Gostivarit. Nën masa mbojtëse përshkak të pandemisë, semimaturantët u janë drejtuar shkollave për të dorëzuar dokumentacionet e nevojshme për regjistrim. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e shkollave të mesme shprehen kryesisht të kënaqur me interesimin që kanë treguar nxënësit në afatin e parë të regjistrimit, I cili përfundoi më 19 qershor. Mirsad Iseini, drejtor i shkollës së mesme komunale “Gostivar” deklaroi se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur interesim për regjistrim të nxënësve në vit të parë, dhe se të gjitha pranimet po bëhen në bazë të kriteriumeve të vendosura.

Nga shkolla e mesme ekonomike komunale “Gostivar”, nuk shprehen shumë të kënaqur me interesimin e nxënësve për regjistrim, Drejtori I shkollës, Toni Efremovski deklaroi se pret që në afatin e dytë të regjistrimit të këtë më tepër interesim.

“Po, sot dhe nesër është afati I dytë I regjistrimit për nxënësit në vitin e parë. Ka pasur interesim të ulët nga ana e nxënësve për tu regjistruar në shkollën tonë. Uroj që së paku këtë afat, ata nxënës që nuk janë pranuar në shkolla të tjera gjatë afatit paraprak, të vijnë dhe të regjistrohen në shkollën tonë në afatin e dytë. Uroj që në këtë afat të kemi interesim më të lartë se sa në afatin e parë, që se paku të arrijmë të formojmë paralelet ashtu sic duhet”, deklaroi Efremovski.

Ndryshe nga shkolla ekonomike, në shkollën e mesme komunale medicinale “Gostivar” interesimi I nxënësve ka qenë I lartë. Pedagogu Shpend Bajrami, tregon se në disa drejtime tashmë numri veçse është plotësuar ndërsa në drejtime të tjera, vetëm një numër I limituar I vendeve kanë mbetur të lira për regjistrim.

Të kënaqur me numrin e nxënësve që kanë aplikuar për regjistrim janë dhe në shkollen e mesme teknike Komunale. Koordinatorja për regjistrimin e nxënësve pranë kësaj shkolle, Lindita Tahiri u shpreh se në afatin e parë janë regjistruar 212 nxënës në të gjitha paralelet, ndërsa dhe në afatin e dytë presin intesim të lartë nga ana e semimaturantëve.
Afati I dytë për regjistrim në shkolla të mesme do të zgjas deri ditën e nesërme, më datë 25 Qershor. Perveç këtij afati, do të ketë dhe afat të tretë regjistrimi I cili do të fillon më datë 1 korrik

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara