Lajme

“EPOKA E RE”

“EPOKA E RE”

“EPOKA E RE”
Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedonin e Veriut në aspekt “ Pozitiv “
Qytetarë,
Mos u trishtoni,
Mos u dorëzoni,
Për Epokë dhe fillim të Ri mendoni,
Ditë të reja për ne po pregaditen,
Kohë e re po vjen në mjedisin tonë,
le të qëndrojm në ekuilibrim, le të qëndrojmë të palëkundur ndaj kësaj gjendje,
le të injorojmë mendimet negative, le të injorojmë të keqen së bashku dhe të shfrytëzojmë mundësinë që na është dhuruar, kemi kaluar sfida të llojit të ndryshëm në jetët tona, ndaj jam shumë e bindur se jeni po aq të fortë sa dhe këtë do e tejkalojmë,
filloni të mendoni si dalë-ngadalë të gjithë së bashku filluam të pranojmë realitetin e jetës së përkohëshme, si dalë-ngadalë filluam ti përshtatemi kohës dhe jetës në izolim, filluam të mësohemi me gjendjen që shkaktoi Corona apo Covid-19,
Unë besoj tek të gjithë ju..!
Ne mundemi, Ne do ja dalim,
Ne jemi të fortë..!
Qytetarë duhet ta kuptojmë se kjo është koha ku kemi nevojë më shumë se kurrë për të inkurajuar njëri tjetrin dhe për të qenë më të vetëdijshëm ndaj kësaj situate, është koha kur duhet të tregohemi më të zgjuar dhe më guximtarë, Un besoj, un po ndjej energji të re, jo vetëm tek vetja ime por edhe tek shumë të tjerë, posaçërisht tek ju,
kuptojeni, toka ishte e lodhur me ne,
Toka ndihej e copëtuar nga ne,
Ajo kishte nevojë për pak qetësi, ajo donte të pushojë, Ajo kishte nevoj për paqe, asaj i mungonte liria, më në fund Ajo vendosi, na hodhi një sy të gjithë ne dhe tha:
“ BOLL MO”
është epoka e vetëdijësimit është koha ku garat e juaja me njëri tjetrin do të marin fund, është koha për ndryshime, është koha për pastrime,
BOLL,
Boll garuat me njëri tjetrin, kush ka e kush nuk ka, kush ku shkoi dhe çfarë tha,
kush ka qenë e kush ka shkuar,
kush dhe kur sa ka shpenzuar…
Kuptojeni,
Gjendja e jashtëzakonshme bëri që të gjithë të ndjejmë njësoj, mbylljen nëpër shtëpi, frikën që është prezente në jetët tona dhe jeton me ne, të menduarit për shëndetin tonë,Për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë, për prondërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona, për bashkëshortët tanë, për njëri-tjetrin si individ, për familjarët që kemi afër dhe larg,në diasporë dhe më larg saj,
definitivisht,
për çdo gjë,
për herë të parë jemi të gjithë njësoj dhe ndajmë të njetat mendime.
Qytetarë orientohuni, përqëndrohuni,
Është koha e qetësimit, Është koha e pushimit,
Mjaft luksit , Mjaft lakmisë
Mjaft famës , Mjaft egoizmit
Mjaft përbuzjes, Mjaft përqeshjes
Mjaft diskriminimit, Mjaft përçarjes
Mjaft gënjeshtrës, Mjaft dhunës
Mjaft korupsionit,
Mjaft…Boll ishte….!!!

E dini se çfarë do të ndodh kur ne të na jepet mundësia e dytë..! E dini çfarë do të ndodhë kur të dalim jashtë pas kësaj…! E dini çfarë do të shikojmë pas tërë kësaj…!
E ndjej si shumica prej jush prandaj dhe po e them,
Do të kenë më shumë respekt për njëri tjetrin,
Më shumë dashuri, Më shumë kujdes
Më shumë energji, Më shumë pastërti
Më shumë gjelbërim, Më shumë bashkim
Më shumë vetëdijësim, më shumë përkushtim..!
Çdo gjë do të jetë ndryshe dhe më pozitive,
Çdo gjë do të marë peshoren e vërtetë,
Çdo gjë do të ketë në pah bukurinë e vet,
Çdo gjë do të duket e pastër dhe e njomë,
Çdo lule do të lulëzojë dhe do ketë aromë,
E dini pse… sepse jeni ju,
Ata të cilët nuk jeni siç keni qenë,
Ata të cilët nuk mendojnë çka kanë menduar,
Ata të cilët vlerësuan dhe nuk ditën se çka vlerësojnë,
Ata të cilët kishin dhe nuk e dinin çka kishin,

“ EPOKË E RE POFILLON “
Andaj mos u trishto, Toka po na pregadit për diçka më të mirë, për një jetë më të mirë nga që e kishim,
Kuptoje që planeti Tokë 30-të vitet e fundit gëlltit dhe vetëm gëlltit, ishte koha kur Toka tha “ ndaloni o ju njerëz”
pushoni, ndaloni, analizoni,
Të dashur qytetarë mendimi im personal rreth kësaj situate është se gjithçka do kalojë edhe atë shumë shpejtë, për këtë jam e bindur,
Bëhuni durimtarë,
Planeti Tokë ndodhet në fazën e
#Renovimit , #Pastrimt, dhe #Rifillimit.
Diçka e mirë për ne po vjen,
Zgjohu, Ndalo dhe Mendo,
Kujdesu për veten dhe Ato që Do,
– #RiNëShtëpi
-#RiSigurtë
-#RiShëndoshë
Kënaqu dhe përfito
Kjo është mundësi dhe shans i mirë për të gjithë ne,
Shans dhe mundësi për të gjithë ATO,
Që duan të jenë pjesë e këtij #Renovimi
Që duan të jenë pjesë e këtij #Rifillimi

20.03.2020

“Asgje nuk ndodh, asgjë nuk lëviz,
asgjë nuk kurdiset pas nesh
e të mos e Dijë
i Gjithëpushtetshmi Jonë All-llahu we teala”.
Besoni, bëhuni durimtarë dhe pritni mrekullitë

Shkruan: Përparime Zulfiqare – Sociologe dhe afariste

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

komuna gv0

Zhbllokohet xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit

Televizioni Globi1 Prill, 2020
policia-3-750x430-1-750x430

Arrestohet një banor i Gostivarit dhe një i Tetovës, policia u gjenë heroinë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Pollog, mbrëmë askush nuk e ka shkelur orën policore

Televizioni Globi1 Prill, 2020
JTYPU;0

Ora policore, Prokuroria e Gostivarit ka sjellur aktakuzë për nëntë persona

Televizioni Globi1 Prill, 2020
vfdjhjhd0

Taravari viziton pikat kontrolluese të Policisë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
TSUU0

Borë në prill, zbardhet Gostivari

Televizioni Globi1 Prill, 2020
91929634_2590411601285949_5658318464121569280_n

Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Televizioni Globi31 Mars, 2020
p[[0

Për 24 orë 44 pacientë të prekur ng koronavirusi

Televizioni Globi31 Mars, 2020
sdgsae5yh0

Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Televizioni Globi31 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara