Nga Vendi

Dita e Zjarrfikësve, Komuna e Gostivarit siguron uniforma të reja për punonjësit e NJTKZ

Dita e Zjarrfikësve, Komuna e Gostivarit siguron uniforma të reja për punonjësit e NJTKZ

Në vijim të procesit të modernizimit dhe Ditës së Zjarrfikësve – 20 Maji, Njësiti Terriorial Kundër Zjarreve në Gostivar, është pajisur me uniforma, këpucë dhe çizme të reja, të cilat do të lehtësojnë punën e tyre të përditshme. Ata rreth 10 vite nuk kanë pasur uniforma të reja, ndërsa kësaj radhe janë siguruar dy lloje uniformash, verore dhe dimërore për të gjithë 45 zjarrfikësit. Jusuf Bajrami, drejtues i NJTKZ në Gostivar, tha se uniformat e reja janë siguruar nga Komuna e Gostivarit.

“Në emrin tim person dhe emrin e kryetarit Arben Taravari ua urojë zjarrfikësve ditën e tyre – 20 Maji. Këto uniforma ishin më se të nevojshme dhe më gëzon fakti që të njejtat arritëm t’i shpërndajmë gjatë ditës së sotme. Sfidë për ne si Njësi do të vazhdojë të mbetet modernizimi, por mund të mburemi që kohën e fundit kemi pasur shumë investime. Kemi dritare të reja, nxemje qendrore të re, kemi bërë rregullimin e brendshëm dhe kemi shtretër të rinj”, deklaroi Bajarami.

Zjarrfikësit e Gostivarit vlerësojnë lartë sigurimin e uniformave të reja nga ana e Komunës së Gostivarit. Ata besojnë se investimi i vazhdueshëm nga pushteti lokal, do të kontribuojë në infrastrukturën dhe modernizimin e shërbimit zjarrfikës në Gostivar.

Aktualisht Njësiti Teritorrial Kundër Zjarreve në Gostivar numëron 43 zjarrfikës, ndërsa ka vend për punësimin edhe të 7 zjarrfikësve të rinj.

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

php0

Sezoni i ngrohjes rrit rreziqet për zjarre, Bajrami: Mos neglizhohet pastrimi i oxhaqeve

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
130048324_424555295587560_3535623805611207538_o

Zvicra vendos në listë të kuqe Maqedoninë e Veriut

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
jiui80

Gostivar, karotreci bart 8 automjete të keqparkuara

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
129055722_2788742188004513_3146146668342881344_n

Gostivarit i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike

Televizioni Globi4 Dhjetor, 2020
auto_auto-facebook-illustration1508007776_1537515471-79438261537524001

Shantazhon të dashurën për para

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
100-euro

I riu nga Gostivari dyshohet se mbushi karburant me para të falsifikuara

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
jrji0

Dyshohet se kishte vjedhur në fshat, arrestohet 48 vjeçari nga Reçani

Televizioni Globi3 Dhjetor, 2020
HKUI;O0

Reagim ndaj akuzave të pabaza të BDI – Dega në Gostivar, në lidhje me qentë endacak dhe deponinë Rusino

Televizioni Globi2 Dhjetor, 2020
thumbnail_Press Konferencë - BDI, Gostivar 02.12.2020 (5)

Xhaferi: Situata me qentë endacak në Gostivar është alarmante

Televizioni Globi2 Dhjetor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara