Nga Maqedonia

Delegacion i OBSH-së viziton BFI-në

Delegacion i OBSH-së viziton BFI-në

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të enjten më 25.06.2020, në selinë e Rijasetit të BFI, priti një delegacion të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – OBSH, të udhëhequr nga Dr. Fabio Skano, Këshilltar i Drejtorit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë z. Hans Kluge dhe Udhëheqësja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Dr. Xhihane Tavilah.

Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u bëri një prezantim të shkurtër të funksionimit të Bashkësisë Fetare Islame si dhe foli për seriozitetin me të cilin BFI i merr rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH në betejën e përbashkët kundër virusit Korona 19.

Që në daljen e parë publike, pas marrjes së postit Kyetar i Bashkësisë Fetare Islame, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, tregoi sensibilitet dhe përgjegjësi të lartë ndaj kësaj problematike, duke u bë thirrje besimtarëve që me seriozitetin më të madh ta trajtojnë rrezikun që paraqet Kovid 19 dhe tu përmbahen të gjitha rekomandimeve të OBSH-së.

Si rezultat i këtyre qëndrimeve dhe veprimeve sensibilizuese të Kryetarit të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, zyrtarët e lartë të OBSH-së falënderuan Reisul Ulemanë dhe nënvizuan se BFI në përpjekjet e saj si në sferën e sensibilizimit, ashtu edhe në atë të marrjes së masave në teren, po tregohet si një institucion shembullor.

Bashkësia Fetare Islame ka qenë bashkësia fetare e parë që iu është përgjigjur kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH-së në luftën kundër Kovid 19, duke i mbyllur fillimisht të gjitha vatrat edukativo-arsimore, siç janë Medreseja Isa Beu me paralelet e saj të shtrira, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe mektebet nëpër xhamitë e vendit. Më pas u mbyllën edhe xhamitë si pasojë nga frika e përhapjes të virusit. BFI edhe në aspektin humanitar ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri ku nëpërmjet Oganizatës Humanitare Hilal ka bërë shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe higjienike për rajonet e prekura nga Kovid dhe shtresat e shoqërisë të prekura nga varfëria. Gjithashtu, BFI ka bërë shpëndarjen e mijëra maskave dhe dorashkave nëpër spitale të ndryshme të vendit.

Për sa i përket historikut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – OBSH, ajo është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar. OBSH është pjesë e Grupit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kushtetuta e OBSH-së, e cila përcakton strukturën dhe parimet drejtuese të organizatës, përcakton objektivin e saj kryesor e që është sigurimi i “arritjes nga të gjithë popujt e nivelit më të lartë të shëndetit të mundshëm”. Ajo ka selinë në Gjenevë, Zvicër, me gjashtë zyra gjysmë-autonome rajonale dhe 150 zyra tereni në të gjithë Botën. Në këtë organizatë janë 194 shtete anëtare.

OBSH është themeluar më 7 Prill 1948, datë kjo e cila përkujtohet si Dita Botërore e Shëndetësisë. Puna e saj filloi me seriozitet në vitin 1951 pas një infuzioni të konsiderueshëm të burimeve financiare dhe teknike. OBSH mbështetet në kontributet e vlerësuara dhe vullnetare nga shtetet anëtare dhe donatorët privatë për financim.

Comments
Nga Maqedonia

Më shumë Nga Maqedonia

Blood sample tube positive with COVID-19

Koronavirusi konfirmohet tek 570 njerëz nga 18 qytete, prej nesër masa të reja për lëvizje të kufizuar

Televizioni Globi7 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Prej të mërkurës, ora policore në tërë RMV-në do të jetë prej 16, ndërkaq fundjava 24 orë

Televizioni Globi6 Prill, 2020
oliver-spasovski-1

Coronavirusi, Janë të mundshme masat e reja restriktive

Televizioni Globi6 Prill, 2020
fotosgfsth0

Për dhjetë vjet gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Televizioni Globi6 Prill, 2020
Venko-Filipce

18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

Televizioni Globi29 Mars, 2020
cnjegnjagerh-181916-890x395

Të shtunën dhe të dielën ora policore nga ora 16

Televizioni Globi25 Mars, 2020
korona-virus-7-960x540

29 raste të reja me koronavirus në RMV, numri shkon në 177

Televizioni Globi25 Mars, 2020
venko0

Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Shpani-a-Protokol-Ste-t-department

Ambasadori spanjoll e dorëzoi në Stejt Departament ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Televizioni Globi20 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara