Lajme

COVID 19, SPB – Tetovë në takime parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit

COVID 19, SPB – Tetovë në takime parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë sot (15 shtator) ka filluar me një seri takimesh parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, të udhëhequr nga Njësiti i Parandalimit. Brenda këtyre takimeve, të cilat do të mbulojnë mbi 30 objekte hotelierike, zyrtarët e policisë do t’u tregojë pronarëve të lokaleve nevojën për zbatim të qëndrueshëm dhe respektimin e plotë të vendimeve të qeverisë, në lidhje me mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit “covid-19″. Për më tepër, domosdoshmëria e veprimit të detyrueshëm sipas protokolleve të përcaktuara për punë, veçanërisht kur organizohen manifestime, ahengje dhe ngjarje të tjera.

Në këto takime, pronarët e objekteve hotelerike ku organizohen më shpesh ngjarje të tilla, do të njihen më nga afër me implikimet ligjore, nëse nuk veprojnë në përputhje me standardet dhe kriteret e parashikuara ligjërisht dhe mbi të gjitha nëse në ambiente organizohen dasma apo festime të tjera familjare me një numër më të madh të mysafirve të pranishëm.

Aktivitetet parandaluese do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji dhe qëllimi i tyre është që edhe një herë të informojnë menaxhuesit e objekteve hotelerike se, si të sillen praktikisht dhe çfarë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për parandalimin e “covid-19″.

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

ko9p0

Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin Burak Menga

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
jmgtkyuou0

Super Vardar Forina humbi ndeshjen vetëm përmes penaltive ndaj kampionëve të Vardarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
1-3

Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
juyfi0

Dorëhiqet trajneri i K.F Gostivari, Biroll Topçiu

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
120082600_322842659010151_4487615259501977117_n

Protestë e Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
atgaeyt0

Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
ypp[y0

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
119979481_2744821499178291_5953509555600988489_n

Kryqi i Kuq Gostivar pjesë e trajnimit tre ditor të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
gjobe0

Vijojnë aktivitetet për vendosjen të rendit dhe sigurisë më të madhe me parkimin në qytetin e Gostivarit

Televizioni Globi22 Shtator, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara