Lajme

“Covid-19″ dhe kriza në familjen e shek 21

“Covid-19″ dhe kriza në familjen e shek 21

Shkruan: Ardian Stafai

Familjet e shek.21 apo familjet e epokës së globalizimit po marin një drejtim të ri si pasojë e zhvillimit rapid të industrisë, teknologjisë, qasjes me informata të ndryshme rreth çdo sendi, dukurie apo problematike. Me termin “Familja e shek. 21″ ndryshojnë rolet dhe perceptimi për anëtarët e familjes.

Format stereotipike si “burri fitues i bukës” dhe “gruaja kujdestare e shtëpisë dhe e fëmijëve” gjithnjë e më tepër po rrallohen si rezultat i emancipimit të gjinisë femërore. Në shumicën e vendeve familjet i përmbushin kërkesat për mbijetesë duke punuar dhe sjellur të ardhura të dy kokat e familjes (prindërit).

Gjithashtu edhe fëmijët kur arijnë moshën madhore për shumë arsye do fillojnë një mardhënie pune me ç’rast fillojn hapat e parë të pavarsimit të tyre. Sipas Angie Blackwell, e specializuar për dinamikat e familjes, për prindërimin dhe ndërmjetësimin efektiv, sot, familja e zgjeruar është në listën e specieve në rrezik.

Familjet e shekullit XXI ndryshojnë jashtëzakonisht në formë dhe vëllim: divorci, rimartesa, prindërimi pa bashkëshort/e i kanë bërë demode madje edhe familjet bërthamë. Ne gjysmën e dytë të shekullit 20, fëmijët janë rritur me dy prindërit biologjikë dhe me mbështetjen e anëtarëve të familjes së zgjeruar, kurse sot një pjesë e mirë e fëmijëve rriten pa njërin prind.

Sot trende të përhapura gjithandej janë kohabitimi apo bashkëjetesa, kurse të dukshme janë edhe ekstremet si partnerët e seksit të njëjtë e të ngjashme. Dukuri të këtilla ndodhin si rezultat i liberalizimit të tepërt të njerëzve në formën se si ata do ta organizojnë jetën e tyre.

Sipas mendimit tim shfrytëzimi joracional i lirisë na çon drejt humbjes së saj. Në rast konkret kemi virusin i cili po shkakton tmerin më të madh në Botë nga mbarimi i luftës së dytë Botërore. Edhe në këtë rast si rezultat i shfrytezimit jo të drejtë dhe joracional të lirisë Bota po përjeton krizë shëndetësore, arsimore, ekonomike, psikologjike, etj.
Situata momentale me virusin Covid 19 përveç krizave të lartëpërmendura do të prodhoj edhe krizën familjare me çka do të ndryshojnë edhe marëdhëniet midis anëtarëve të një familje.

Po marim një shembull: Në bazë të krizës së krijuar kompani të ndryshme çdo ditë po zvoglojnë vëllimin e të punësuarve, me çka personi i larguar nga puna mund të jetë prindi i ndonjë 14 vjeçari i cili ende ka nevojë për përkrahjen prindrore, kurse nga ana tjetër përmbushja e kërkesave bazë për jetesë nuk mund te arihet vetëm me të ardhurat e njerit prindi, kështu që automatikisht krijohet edhe një krizë në marëdhëniet familjare.

Në vende të zhvilluara këto lloj krizas kalohen më shpejtë si rezultat i sigurisë juridike që e kanë puntorët qoft në sektor privat apo publik, ndërsa në vendet me zhvillim të zbeht, përvec një kollapsi shëndetësor, arsimor, ekonomik, psikollogjik nenkuptohet edhe kollaps të marëdhënieve familjare. Këto situata mund të cojnë në numër divorcet, tkurrje demografike, etj.

Në përkeqësim dhe thellim të krizës në marëdhëniet familjare ndikim kanë edhe serialet e ndryshme që kanë krijuar një klientelë gjithëballkanike dhe përtej, që gjejnë “kurbanë” te grupet e ndryshme moshore që lidhen pas tyre në mënyrë marramendëse, që bëhen ndjekës të pasionuar dhe shpeshherë skemat e serialeve mundohen t’i jetësojnë në përditshmërinë e tyre, gjë që shkakton tërmete familjare, zënka, tradhti, divorce etj.

Krizat në marëdheniet familjare janë të vjetra, shënohen në çdo periudhë të historisë njerëzore, por sot me përmasa më të mëdha.
Liria e tepërt po ja merr komandën njerzimit, njerzit po humbin qenien njerzore ndaj çdogjëje. Vetëdisimi i njerzve ndaj dukurive që po ndodhin është ne nivel fillestar dhe mendoj se shteti duet të përdor mekanizma tjerë për këto sjellje të njerëzve.

Duhet ndërtuar politika arsimore vlerore, jo shkollim ultra- permisiv, as edukim masovik libertinist, me çka do të krijohen vlera edukativo arsimore dhe vlera akademike. Shëndeti i shoqërisë tonë varet prej edhe prej vetë familjeve, bashkësive fetare, medias dhe individëve të ndërgjegjshëm, prej aktivizmit të OJQ-ve në këtë drejtim etj.

Të mundohemi dhe të shpresojmë se gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet të bëhet, vetëm le të jetë për të mirën e të gjithëve.

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

komuna gv0

Zhbllokohet xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit

Televizioni Globi1 Prill, 2020
policia-3-750x430-1-750x430

Arrestohet një banor i Gostivarit dhe një i Tetovës, policia u gjenë heroinë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
Ora-POlicore_Gostivar

Pollog, mbrëmë askush nuk e ka shkelur orën policore

Televizioni Globi1 Prill, 2020
JTYPU;0

Ora policore, Prokuroria e Gostivarit ka sjellur aktakuzë për nëntë persona

Televizioni Globi1 Prill, 2020
vfdjhjhd0

Taravari viziton pikat kontrolluese të Policisë

Televizioni Globi1 Prill, 2020
TSUU0

Borë në prill, zbardhet Gostivari

Televizioni Globi1 Prill, 2020
91929634_2590411601285949_5658318464121569280_n

Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Televizioni Globi31 Mars, 2020
p[[0

Për 24 orë 44 pacientë të prekur ng koronavirusi

Televizioni Globi31 Mars, 2020
sdgsae5yh0

Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Televizioni Globi31 Mars, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara