Nga Vendi

Coronavirusi, Komuna e Vrapçishtit identifikon 19 persona të ardhur nga zonat e rrezikut

Coronavirusi, Komuna e Vrapçishtit identifikon 19 persona të ardhur nga zonat e rrezikut

Në vazhdën e aktiviteteve preventive, Shtabi Lokal për Menxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit në përbërje të mjekut të përgjithshëm Muhamedali Hajredini (anëtar), nënpunësit Komunal Ibrahim Mamuti (anëtar), në bashkëpunim me Komandantin e stacionit policor Gallatë (anëtar) dhe në kordinim me Qendrën për Shëndet Publik dhe Policinë Kufitare u indentifikuan personat e ardhur nga zonat e rrezikut banorë të Komunës së Vrapçishtit.

Nga evidenca në fjalë sipas të dhënave rezultoi se në territorin e Komunës së Vrapçishtit ekzistonin 19 persona nga të cilët 5 nga f. Gradec, 2 nga f. Senakos, 5 nag f. Negotinë dhe 7 nga f. Kalishtë, të cilëve njëherit u është bërë vizit shtëpiake dhe çdonjërit një nga një u është sugjeruar dhe rekomanduar se duhet tu përmbahen rregullave të miratuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetsis së RMV edhe atë si në vijim:

1 Të qëndrojnë në izolim shtëpiak në interval kohor prej 14 ditësh

2 Të shmangin në maksimum kontaktet me familjarët e tyre

3 Të mos pranojnë dhe të mos shkojnë te të afërmit e tyre

4 Për blerje të produkteve ushqimore të dalë vetëm njëri nga anëtarët e familjes edhe atë me maskë dhe doreza

5 Për eventualitet e shfaqjes së simptomave të drejtohen në numrin e Qendrës për Shëndet Publik 076/365-161 dhe në numrin zyrtar të hapur të Shtabit Lokal Për Menaxhim me Kriza – 072/246-666 24orë

6 Të gjithë personave u është theksuar se për shkelje të rekomandimit të pikës 1 për të njejtit do të meren masa nga ana e Ministris së Punëve të Brendshme (dënim me burg).
SHËNDETI PUBLIK ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT, NGA NE NVARET!
Familja mbi të githa!

Shtabi Lokal për Menxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit

Kryetar
Isen Shabani

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

1`0

“Rusino”, eko-aktivistët e lëshuan trarin, nuk lejojnë as kamionët nga Gostivari të transportojnë mbeturina

Televizioni Globi2 Gusht, 2020
foto10

Nisi therja e kurbanëve të Muftinisë së Gostivarit

Televizioni Globi1 Gusht, 2020
rusino0

Gostivar, vend i veçantë në “Rusino” për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve

Televizioni Globi31 Korrik, 2020
71542458_1272555079593484_1929672469006778368_n

Mesazh-urimi i kryetarit Arben Taravari për festën e Kurban Bajramit

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
SINAN0

Kurban Bajrami, Çajla i gëzon sërish çajlasit

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
RH0

Kurban Bajrami, O.H “Dora e rinisë” realizon aksionin e rradhës

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
tregu0

Inpsketoriati i AUV dhe policia nuk i lejojnë blegtorët e Gostivarit të shesin kurbana

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
pji[o0

Kurban Bajrami,mesazh i u. d. Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
jusuf0

Namazi i sabahut do të falet në shtëpi, Bajrami në xhami

Televizioni Globi30 Korrik, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara