Lajme

Ankand i qetë filantropik me piktura dhe fotografi nën moton “Auksion për aksion

Ankand i qetë filantropik me piktura dhe fotografi nën moton “Auksion për aksion

Drejtuesit e shoqatës “Bashkarisht mundemi”, në një press konferencë për media të mbajtur në hapësirat e press qendrës së komunës së Gostivarit, kanë paraqitur detajet rreth Ankandit të qetë filantropik me piktura dhe fotografi nën moton “Auksion për aksion”, që do të mbahet të mërkurën (30 shtator) në hotel-restorantin Ignatia – Gostivar, me fillim në ora 19:00. E veçanta e këtij auksioni është se pikturat dhe fotografitë që do të ekspozohen për shitje, janë realizuar nga vetë dora e fëmijëve me nevoja speciale – anëtarë të shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, por nën mentorimin e artistëve të mirënjohur figurativ.

Shpend Salija, drejtues i shoqatës “Bashkërisht Mundemi”, ka bërë të ditur se pikturat janë realizuar në Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit “Struga 2020”, ndërsa disa prej tyre janë përfunduar në një punëtori të veçantë në Galerinë Art Lux në Gostivar, gjithnjë nën mentorimin e artistëve figurativë. Ndërkaq, në një aktivitet tjetër, engjëjt – siç i quajnë fëmijët anëtarë të Shoqatës “Bashkarisht Mundemi”, nën mentorimin e fotografit artistik, Osman Demiri, realizuan fotografi me pamje nga pjesët më atraktive të qytetit të Gostivarit. Për ta pasuruar ofertën, do të ekspozohen për shitje edhe disa vepra të nxënësve të shkollave fillore të realizuara në aktivitete të Shoqatës për Art dhe Kulturë “Silindart” – Gostivar.

Meqë auksioni i fundit, i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe i vetmi deri më tani që është mbajtur në Gostivar, kanë kaluar plot 13 vite, dhe shkaku asaj se auksioni i heshtur është një formë paksa më e rallë, nga shoqata “Bashkarisht Mundemi” sqarojnë se ky lloj aksioni është në fakt një ankand, në të cilin pjesëmarrësit duke shkruar çmimin e ofruar në një fletë të veçantë pranë veprës së ekspozuar, do të mund të blejnë një ose më shumë vepra nëse çmimi i ofruar është më i lartë se ai i pjesëmarrësve tjerë.

Zoran Maxhoski – gazetar, njëherit edhe anëtar në Këshillin Organizativ të auksionit thotë se do të ekspozohen 20 fotografi të përzgjedhura me dimensione 50x70cm dhe do të kenë çmim fillestar të njëjtë, si dhe 34 piktura të dimensioneve të ndryshme, çmimet fillestare të të cilave do të dallojnë.

Osman Demir, mentor dhe fotograf artistik që punoi me fëmijët e shoqatës “Bashkarisht mundemi” ka ftuar qytetarët ti bashkangjiten auksionit dhe me këtë tu japin mbështetje fëmijëve, të cilët siç tha Demiri, më shumë kanë nevojë për mbështetje shpirtërore se sa materiale.

Pesë e auksionit mund të jetë çdo i interesuar, por shkaku i pandemisë, nuk mund të ketë masoviitet. Gjthsesi, thonë organizatorët ngjarja do të mbahet sipas protokollit për mbrojtje nga Covid-19 dhe rekomandojmë që të pjesëmarrësit të mbajnë distancën sociale të venë maska ​​mbrojtëse.

Ndryshe, synimi i Shoqatës Bashkarisht Mundemi është që nga aksioni të grumbullojë 200.000 denarë, ndërsa mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për realizimin e aktiviteteve kulturore-argëtuese dhe sportive-rekreative me anëtarët e shoqatës. Por, grumbullimi mjeteve nuk është synimi i vetëm i këtij auksioni filantropik me fotografi dhe piktura. Organizatorët duan që të realizojnë një ngjarje të mirëfilltë kulturore pak më ndryshe me karakter senzibilizues dhe kjo të jetë vetëm fillimi i një forme të re të filantropisë.

Comments
Lajme

Më shumë Lajme

setgt0

Emigrant nga Siria qarkullojnë në Gostivar

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
FC98741A-8B20-4708-ACE4-A4538937C60F-1392x719

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Televizioni Globi24 Tetor, 2020
brza-pomosh

78 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në çajtore

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
foio0

Pandemia, administrata e Gostivarit të hënën vendos nëse do të ndryshojë formën e punës

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
fhjf0

Lëshohen në përdorim parku dhe këndi i lojrave në fshatin Balindoll

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
tery0

Engin Ilyazi nga Gostivari magjistron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit “Vizyon”

Televizioni Globi23 Tetor, 2020
kjo0

Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekje automatike të cilësisë së ajrit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122595778_4558474734224672_2306453924093050946_o

Muftinia e Gostivarit dhe TIKA shpërndanë mjete dezinfektimi në Muftini, Medrese dhe në disa xhami të qytetit

Televizioni Globi22 Tetor, 2020
122385504_10224053448905088_1857264625829678445_n

Nxënësit e SHMTK marrin përsipër mirëmbajtjen e këndeve të lojrave për fëmije

Televizioni Globi21 Tetor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara