Nga Vendi

Ali Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër është Naser Ziberi

Ali Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër është Naser Ziberi

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti i cili nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në Prespë shpalosi emrin e shumëpritur për kryeministët të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish deputetin dhe nënkryetarin e qeverisë dhe bashkë-përpilues të Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë” tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për Kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur që ka Ardhur koha për barazi të plotë.“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thash: PO.”

Comments
Nga Vendi

Më shumë Nga Vendi

kljglhilu0

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto votimi0

Dita e parë e votimit, në Gostivar votuan 24 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Televizioni Globi13 Korrik, 2020
foto policia0

Nuk mbanin maska, fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
foto 12230

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Televizioni Globi10 Korrik, 2020
dafina0

Zgjedhjet 2020, VMRO-DPMNE premton mbajtjen e rinisë në vendlindje

Televizioni Globi25 Qershor, 2020
fudduy0

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
rgt0

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
thumbnail_DSC_0408-aerate

Menduh Thaçi fillon kampanjën për zgjedhjet parlamentare 2020 me vizitë te varri i kryetarit të ndjerë z. Arbën Xhaferi

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
UntitledDesign_744089844-5

Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

Televizioni Globi24 Qershor, 2020
Televizioni Globi Gostivar
Bulevard Goce Dellcev pn
Qendra Tregtare City Center II/7
+389 42 210 043
gtv-2013@hotmail.com

2015 Të gjitha të drejtat e rezervuara